Futboll Sport

RUSI 2018/ Australi-Peru, “Socceros” mund të kualifikohen me ndihmën e Francës

Australia duhet të mposhtë Perunë e eliminuar për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Sistemi VAR akordoi një penallti për “Socceros” në barazimin 1-1 me Danimarkën, duke i mbajtur ata në lojë pas humbjes 2-1 të pësuar në ndeshjen e parë kundër Francës.

Australianët do të shpresojnë që Franca të mundë danezët pa pësuar gol, sepse diferenca e golave do t’i kualifikonte ata nëse do të fitonin 1-0 ndaj Perusë dhe Franca do të bënte të njëjtën gjë me Danimarkën. Me dy humbje radhazi 1-0 në dy ndeshjet e para të grupit, Peru i ka thënë lamtumirë Kupës së Botës.

Kërcënimi kryesor i Australisë do të Mile Jedinak, i cili ka shënuar në dy ndeshjet e mëparshme, duke shkuar në kuotën e 20 golave në 78 ndeshje me kombëtaren. Portieri peruan, Pedro Gallese, do të jetë ai që do të kërkojë ta ndalojë. Ai ka regjistruar 39 ndeshje pa pësuar gol në 151 takime të luajtura me kombëtaren.

Shifra dhe Fakte 
– Australia mund të përsërisë ecurinë që ka patur në Afrikën e Botërorin e 2010-ës (1 humbje, 1 barazim, 1 fitore) – ata e kanë fituar 2-1 ndeshjen e fundit.

– Që nga 1930-a, Peru ka luajtur pesë ndeshje të Kupës së Botës ku janë shënuar mbi 3.5 gola në, me 27 gola të shënuar në total (1 fitore, 4 humbje).

– Nëse Franca fiton 2-1 ndaj Danimarkës dhe Australia fiton 1-0, vendi i dytë do të përcaktohet nga kartonët e marrë. Kështu, australianët do të tregohen të kujdesshëm me ndërhyrjet e tyre.

Related posts

JO VETËM DYBALA/ Liverpuli kthen sytë edhe nga talenti kroat i Juventusit

Isa.Autor

ARGJENTINË-BRAZIL/ Pësoi dëmtim ndaj Kolumbisë, super sfida humb yllin e madh…

Delo.autor

ZBULON SEKRETIN/ Ish-futbollisti Barcelonës: Donim ta kuronim Maradonën në Madrid sepse…

Delo.autor

Leave a Comment