Futboll Sport

RUSI 2018/ Nigeri-Argjentinë, ndeshja për “jeta a vdekje” e Messi-t

Argjentina do të kthehet në fushë për ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit D. Bardhekaltrit do të kërkojnë të shmangin një eliminim befasues kundër Nigerisë.

Dy herë kampionët e Botës ndodhen në vendin e fundit të grupit për shkak të diferencës së golave dhe të martën do të duhet të fitojnë patjetër për të siguruar kualifikimin në raundin pasardhës.

Kombëtarja e Nigerisë nuk ka bindur në ndeshjen e parë të humbur kundër Kroacisë, por e ka përmirësuar lojën ne takimin e dytë të fituar kundër Islandës dhe tani do të ketë në dispozicion dy rezultate nga tre të mundshmit për të qenë pjesë e 16 kombëtareve më të mira të botës.

Barazimi do të ishte i mjaftueshëm për afrikanët, me kusht që Islanda të mos fitojë me dy ose më shumë gola kundër Kroacisë. Nigeria ka qenë pjesë në të njëjtin grup me Argjentinën në katër nga gjashtë Kupa të Botës në të cilat kanë marrë pjesë.

Ata i kanë humbur të katër ato ndeshje. Një statistikë pozitive për Argjentinën, një kombëtare që nuk e mbyll në vendin e fundit fazën me grupe të një Botërori që nga 1958-a. “Albiceleste” është kualifikuar nga faza me grupe e një Botërori që nga 2002-shi.

19-vjeçari Francis Uzoho i Nigerisë, është bëtë portieri i dytë më i ri që nuk pëson gol në një ndeshje të Kupës së Botës dhe do të jetë ai që do të përpiqet të ndalojë Messi-n me shokë mbrëmjen e së martës. Një detyrë aspak e lehtë për një 19-vjeçar.

Messi, në fakt, ka shënuar dy gola kundër Nigerisë në Botërorin e 2014-ës, por “Pleshti” nuk ka qenë në formën e tij më të mirë deri tani.

Shifra dhe Fakte
– Nigeria ka humbur të pesë ndeshjet që ka luajtur kundër skuadrave amerikanojugore në Kupën e Botës.
– Të dy ekipet kanë shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura kundër njëra-tjetrës.

– Të dy ekipet kanë marrë nga tri fitore në gjashtë përballjet e fundit direkte.
– Ndeshja e fundit mes këtyre dy kombëtareve është zhvilluar në nëntor të 2017-ës dhe është fituar 4-2 nga afrikanët.
– 3.5 gola për ndeshje janë shënuar në katër takimet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve.

Related posts

Shënon gol më të bukur se Ibrahimovici, nuk i besohet as lojtarit (VIDEO)

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË NË DEBUTIMIN SEZONAL/ Super Kulusevki dhe Ronaldo, Juventus i Pirlos e nis me spektakël

Delo.autor

Probleme për Ferrarin në Barcelonë, ndryshon motorin e makinës së kampionit të botës

Sadik.Autor

Leave a Comment