Futboll Sport

RUSI 2018/ Gjermani-Suedi, kampionët s’mund të gabojnë më

Kampionët në fuqi të botës shiheshin si favoritë para fillimit të Botërorit, por kjo ka ndryshuar pas ndeshjes së parë të grupit, me ekipin e Joachim Low që është mundur 1-0 nga Meksika. Mbrojtja, zakonisht e pakalueshme, e gjermanëve është vënë në vështirësi nga meksikanët të cilët mund të kishin marrë një fitore më të thellë.

Gjermanët kanë lënë shumë për të dëshiruar, me qendërmbrojtësin Hummels që ka kritikuar taktikat e Low dhe lojën e shokëve të skuadrës në përfundim të atij takimit. Situata nuk duket aspak mirë për “Die Mannschaft” në këtë moment. Por paraqitja e keqe kundër Meksikës nuk ka qenë një gjë e re, duke parë se Gjermania ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit dhe se la pësuar 12 gola në 16 takimet e fundit.

Zakonisht, ata shënojnë shumë, por problemet e mbrojtjes janë të dukshme për të gjithë. Fati i tyre në këtë Botëror mund të vendoset të shtunën kundër Suedisë, që ka marrë një fitore 1-0 në ndeshjen e parë kundër Koresë së Jugut. Në rast të një fitoreje të Meksikës kundër Koresë së Jugut dhe suedezëve, Gjermania do t’i thoshte lamtumirë Kupës së Botës.

Lajmet e mira, për gjermanët, kanë lidhje me sulmin, që ka sjellë 17 gola në 20 ndeshje. Gjithsesi, Suedia ka humbur vetëm dy nga nëntë ndeshjet e fundit.

Shifra dhe Fakte
– Gjermania ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Suedisë, duke barazuar dy të tjerat.
– Gjermania nuk humb dy ndeshje radhazi në një Kupë të Botës që nga 1958-ta, kur janë mundur në gjysmëfinale nga Suedia dhe nga Franca në finalen për vendin e tretë.

– Thomas Muller ka shënuar10 gola nga 14 gjuajtje të bëra në portë, në Kupën e Botës. Por ai ka qenë lojtari i vetëm i Gjermanisë që nuk bëri asnjë gjuajtje në ndeshjen kundër Meksikës dhe nuk ka bërë asnjë gjuajtje drejt kuadratit në 239 minutat e fundit të luajtura në Kupën e Botës.

Related posts

“IMPENJOHEM GJITHNJË PËR TË FITUAR”/ Ronaldo zbulon objektivin: Dua të bëj historinë me…

Delo.autor

“TEKSA NA TREGONTE SE…”/ Martin Odengaard deklaron: Stërvitja me Zidane nuk të bën mirë për…

Delo.autor

NUK NDALET ME REKORDET PERSONALE/ “Pleshti” është vetëm 7 gola larg nga… (STATISTIKAT)

Delo.autor

Leave a Comment