Futboll Sport

RUSI 2018/ Kore e Jugut-Gjermani, ndeshja që mund të vendoset nga një penallti

Koreja e Jugut do të sfidojë kampionët në fuqi të botës në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit F. Aziatikët i kanë humbur dy ndeshjet e para, por janë akoma në garë për të siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës.

Atyre i duhet një fitore me më shumë se një gol kundër Gjermanisë dhe që Suedia të humbasë kundër Meksikës. Koreanët kanë bërë një paraqitje të mirë kundër Meksikës, por në fund është mundur 2-1 falë një tjetër penalltie pas asaj që i ndëshkoi në takimin e humbur 1-0 kundër Suedisë.

Për sa i takon Gjermanisë, fitorja 2-1 e siguruar në fundin e ndeshjes të luajtur kundër Suedisë ka shpëtuar kampionët e botës në fuqi nga një eliminim i bujshëm në fazën me grupe. Një eliminim që, të paktën në letër, mund të vijë edhe në ndeshjen e së mërkurës. Gjermania do të kualifikohet në raundin e 1/8-ve me një fitore, ashtu si edhe me një barazim, nëse Suedia nuk fiton kundër Meksikës.

Son, i cili ka shënuar golin e vetëm të koreanëve në këtë botëror, pritet të jetë rreziku numër një për mbrojtjen gjermane. Ndërsa, Toni Kroos, heroi i ndeshjes kundër suedezëve, është lojtari që duhet mbajtur nën vëzhgim nga gjermanët.

Shifra dhe Fakte
– Gjermania ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit (2 fitore, 3 barazime, 3 humbje), ndërsa Koreja e Jugut ka marrë vetëm 1 fitore në të njëjtin numër ndeshjes (1 fitore, 1 barazim, 6 humbje).

– Këto dy kombëtare janë ndeshur dy herë në Kupën e Botës, me Gjermaninë që ka fituar në të dy rastet.
– Gjermania ka pësuar gol në shtatë ndeshjet e fundit.

– Korja e Jugut ka pësuar gol me penallti në të dy ndeshjet e mëparshme të luajtura në grup.
– Gjermania ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e fundit zyrtare që ka luajtur pas humbjes 2-0 të pësuar kundër Francës në Euro 2016.

Related posts

ËSHTË RINGJALLUR TEK MARSEILLE/ Sulmuesi Under: Largimi nga Roma, vendimi më i mirë i karrierës

Delo.autor

ANGLIA 10 ME YLL/ “Tre luanët” frikësojnë rivalët, në Botëror shkojnë si favorit

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Përplasja horror, sulmuesi xhamajkan thyen 4 gishtat pas duelit me kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment