Futboll Goli i DItes Sport

Messi shkruan historinë e Botërorit me golin perfekt ndaj Nigerisë (VIDEO)

Leo Messi është zhbllokuar kundër Nigerisë, në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij, duke realizuar një gol që duhet studiohet nga të gjithë atë që kanë zgjedhur futbollin si profesionin e tyre.

Madje, duhet të studiohet edhe nga ekspertët e veprave të artit, sepse ka qenë një kryevepër në lëvizje. Pa i hequr asgjë pasimit perfekt të Banega-s, lëvizjet e “Pleshtit” kanë qenë një magji e vërtetë.

Leo ka kontrolluar topin me kofshë, e ka çuar përpara me këmbën e majtë (pa e lënë të prekë në tokë) dhe më pas ka mposhtur portierin me një goditje perfekte me këmbën e… “keqe”. Një kryevepër dhe një gol historik, sepse ka qenë goli numër 100 i realizuar në Botëror.

 

Related posts

SKANDAL NË FRANCË/ Tifozët e Marseille provojnë të futen me forcë në qendrën stërvitore dhe i vënë flakën…

Delo.autor

Festa e titullit, Skënderbeu përgatit dekor special për 23 majin

Sadik.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Fulham-Liverpool. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment