Futboll Sport

Rusi 2018/ Manchester City ekipi më i përfaqësuar, “kërcënohet” nga Real Madrid

Edhe sezoni 2017-2018 u mbyll me futbollistët e skuadrës së Manchester City që mbetën duar bosh në objektivin e tyre për fitimin e trofeut të Champions League. Pavarësisht një fushate blerjesh faraonike, skuadra e Pep Guardiolas arriti vetëm që të fitojë titullin kampion në Premier League, duke u dorëzuar në mënyrë surprizë përballë Liverpool në Europë.

Sezoni i ardhshëm do të nënkuptojë vitin e tretë të gjuetisë së Guardiolas ndaj trofeut të fituar dy herë nga tekniku spanjoll me ekipin e Barcelonës, ndonëse statistikat që mbërrijnë nga grumbullimet e ekipeve përfaqësuese pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror, “Rusi 2018” e dënojnë trajnerin e kampionëve të anglisë. Në fakt Manchester City është skuadra më shumë e përfaqësuar në fazën finale të Kupës së Botës, me plot 16 futbollistë fitues të titullit kampion në Angli pjesë e kontigjentit të 736 lojtarëve që do të udhëtojnë në total drejt Rusisë.

Ekipi i Guardiolas konfirmohet kështu edhe në skenën ndërkombëtare, duke dërguar në Kupën e Botës futbollistë të plot 8 kombësive të ndryshme. Bëhet fjalë për katër brazilianë (Gabriel Jesus, Danilo, Fernandinho dhe Ederson) dhe po aq anglezë (Walker, Stones, Sterling, Delph), nga dy përfaqësues me Argjentinën dhe Belgjikën (Aguero e Otamendi, Kompany e De Bruyne) dhe nga një për secilën, Franca (Mendy), dhe Gjermania (Gundogan), Portugalia (Bernardo Silva) dhe Spagna (David Silva).

Por kujdes, në rast se Kompany i grumbulluar me Belgjikën do të lihej jashtë listës përfundimtare për arsye fizike, atëherë City do të duhet të ndajë vendin e parë me Real Madrid që është i ndalur në kuotën e 15 futbollistëve të grumbulluar në Kupëne  Botës me përfaqësuese të ndryshme.

Mes të mëdhenjve të Europës, ata që ndjekin janë Barcelona me 14 lojtarë të grumbulluar, PSG, Chelsea dhe Tottenham me nga 12, Bayern Munich, Manchester United e Juventus me nga 11. Në vendin e 10-të qëndron Atletico Madrid në kuotën e 9 futbollistëve, po aq sa dhe klubet saudite, Al-Ahly dhe Al-Hilal, që normalisht përbëhen gati nga të gjithë futbollistët e grumbulluar nga trajneri i përfaqësueses saudite, Pizzi.

Related posts

“Serie A në duart e Napolit”

Q.Autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen optimist: Momenti i duhur për të hedhur “KO” rivalët e Mercedes

Delo.autor

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Klopp qau kur pa mjekët në spital duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment