Futboll Sport

RUSI 2018/ Në emergjencë për portierë, Tunizia i kërkon nder FIFA-s

Tunizia është e eliminuar tashmë nga Botërori, pas humbjeve ndaj Anglisë dhe Belgjikës por për ndeshjen e fundit të grupit G që do të përcaktojë edhe skuadrën që do të renditet e treta përfaqësuesja afrikane është vërtetë në hall dhe i ka bërë një kërkesë FIFA-s për të grumbulluar edhe një portier shtesë.

Ndaj Panamasë Tunizia ka në dispozicion vetëm një portier, pasi gardiani titullar Mouez Hassen u dëmtua në shpatull në ndeshjen debutuese ndaj Anglisë ndërsa zëvendësi i tij Farouk Ben Mustapha ka pësuar një dëmtim në gju në seancën e fundit stërvitore dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj Panamasë, në këtë mënyrë për sfidën ndaj përfaqësueses nga Amerika-Qëndrore në dispozicion është vetëm numri 1, portieri legjendar i Tunizisë Aymen Mathlouthi, por në rast të një dëmtimi edhe të këtij të fundit ose në rast të ndonjë kartoni të kuq gjatë ndeshjes, tunizianët do të mbeteshin pa portier pasi nuk kanë asnjë alternativë në stol.

Federata tuniziane e futbollit ka grumbulluar menjëherë portierin e Tunis Esperance, Moez Ben Cherifia, por që ky i fundit t’i bashkohet ekipit përfaqësues, duhet që FIFA të ndezë dritën jeshile dhe të thyejë rregulloren në një farë mënyre duke pranuar kërkesën e Tunizisë.

Related posts

KLUBI ANGLEZ INTERESOHET PËR STRAKOSHËN/ Igli Tare refuzon ofertën 40 milion euro, ja arsyeja

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet super ndeshja Atletico-Real Madrid. Rezultati 1-1

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Maribori fitoi ndaj Partizanit, trajneri “përgëzon” të kuqtë

Isa.Autor

Leave a Comment