Futboll Sport

RUSI 2018/ Neuer kritikon skuadrën: Nuk kemi bindur, është për të ardhur keq

Pas eliminimit befasues nga Kupa e Botës e përfaqësueses gjermane, tani ka folur edhe kapiteni i skuadrës Manuel Neuer.

“Nuk kemi bindur në asnjë ndeshje, ku mund të themi se ajo ishte përfaqësuesja gjermane. Kjo është e rëndë dhe për të ardhur keq,” shprehet portieri pas disfatës ndaj Koresë.

Ylli i Bayern, i cili duhet të qëndronte shumë muaj larg fushave, vijon: “Mendoj se të gjithë janë shumë të zhgënjyer, që kemi humbur këtë mundësi të madhe.

“Edhe në këtë ndeshje nuk ia dolëm, të bënim një paraqitje të mirë.

“Mendoj se skuadrës i ka munguar gatishmëria dhe vullneti për të shkuar larg në këtë kampionat. Edhe po të kishim kaluar grupet, do të ishim eliminuar maksimumi në çerekfinale.”

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Laçi: Zhbllokohen shifrat në Korçë, Krasniqi gol fantastik me kokë (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Shpërthen festa në “Wembley”, mbrojtësi Kjaer i dhuron golin Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

“MILAN MË KA TELEFONUAR”/ Babai i 22-vjeçarit: Gjithçka mund të ndodhë

Delo.autor

Leave a Comment