Futboll Seria A Sport

Mancini: Italia do të rimarrë mbrapsht gjithçka me interesa

“Si do të doja që të quhej kombëtarja ime? Italia e rilindjes”. Këto kanë qenë fjalët e Roberto Mancini-t, trajneri i ri i “Axurrëve”. “Nga zhgënjimet e mëdha mund të lindin triumfe të mëdha, – ka vazhduar tekniku. – Kam shumë besim për të ardhmen. Lojtarët do të dinë të tregojnë krenarinë dhe të rikthehen të ëndërrojnë majën”.

“Çdo kombëtare ka mënyrën e saj të lojës, nuk mund dhe nuk do të mundemi kurrë të luajmë si Spanja apo Brazili. Italia ka pasur gjithmonë një sistem origjinal”. “Në momente të caktuar kemi qenë edhe më të fortë se Brazili, për finalet e arritura. Në raste të tjera, si në Spanjë 1982, kemi ditur të gjejmë një rrugë tonën, pavarësisht se nuk kemi qenë favoritë”.

“Shpresojmë ta rimëkëmbemi dhe të marrim mbrapsht atë që na takon me interesa”.

Related posts

Largohet nga Paris Saint Germain, Draxler pranë transferimit

Q.Autor

NGA DUELET NË FUSHË TEK ATO NË STOL/ Ja BILANCI mes ALEGRTI dhe SPALETIT

Isa.Autor

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Një mbrojtës dhe një sulmues, Kukësi përgatit dy goditje “in extremis”

Delo.autor

Leave a Comment