Futboll Sport

RUSI 2018/ Zvicër-Kosta Rika, 1 humbje në 24 ndeshje për zviceranët

Fati i tre skuadrave të Grupit E është në fije të perit. Zvicra mund të kualifikohet edhe nëse humbet, nëse Serbia mundet nga Brazili. Minimumi që duhet të bëjë Zvicra për të siguruar kalimin në 1/8-at është të barazojë.

Duke u bazuar te paraqitjet e tyre në dy ndeshjet e fundit, zviceranët nuk duhet të kenë probleme për të marrë më shumë se një pikë kundër Kosta Rikës. Ndërkohë, kjo do të jetë përballja e tretë mes këtyre dy përfaqësueseve, por e para në një kompeticion zyrtar.

Të dy ekipet kanë marrë nga një fitore, teksa në të dy ndeshjet janë realizuar më pak se tre gola dhe vetëm një ekip ka arritur të shënojë. “Los Ticos” nuk kanë arritur të përsërisin paraqitjen e mirë të bërë në Botërorin e 2014-ës, ku kanë arritur deri në fazën çerekfinale.

Tetë nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit kanë parë vetëm një ekip të shënojë gol. Në gjashtë nga ato ndeshje janë realizuar më pak se tre gola. Janë dy lojtarët që mund të jenë protagonistë në këtë takim: Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e dytë të grupit, të luajtur kundër Serbisë.

Vizioni dhe cilësitë e tij teknike mund të jenë çelësi i suksesit për Zvicrën në këtë Botëror. Për sa i takon Kosta Rikës, Keylor Navas ka qenë ylli i tyre në këtë Botëror, duke arritur të neutralizojë tentativat e Brazilit për 91 minuta në ndeshjen e dytë të grupit.

Shifra dhe Fakte
– Pasi ka mundur Serbinë, Zvicra është bërë skuadra e parë e këtij Botërori që ka fituar një ndeshje pasi ka kaluar në disavantazh.

– Pa llogaritur kohën shtesë dhe penalltitë, Zvicra ka humbur vetëm një nga 24 ndeshjet e fundit (17 fitore, 6 barazime, 1 humbje).

– Kosta Rika nuk ka regjistruar asnjë barazim në dhjetë ndeshjet e fundit që ka luajtur (2 fitore, 8 humbje).

Related posts

NDESHJA NDAJ LIVERPOOL/ Ancelotti: Torta është gati, sot i vëmë…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Lorik Cana tregon projektin e madh: Do blej një klub jashtë Shqipërisë

Isa.Autor

Edinnson Cavani “largon” Milanin: Qëndroj në Paris

Sadik.Autor

Leave a Comment