Futboll Sport

RUSI 2018/ Serbi-Brazil, në Moskë luhet “finalja” e Grupit E

Të dy skuadra do të luajnë për të siguruar një vend në 1/8-at mbrëmjen e së mërkurës, në Moskë. Një humbje do të thoshte eliminim për Serbinë dhe e njëjta gjë do të ndodhte me Brazilin, nëse Zvcira nuk do të humbasë me Kosta Rikën.

Të dy ekipet vijnë nga dy ndeshje të kundërta, me Serbinë që ka qenë duke fituar pas pjesës së parë, por është përmbysur nga Zvicra në 45 minutata e dyta. Brazili, nga ana tjetër, ka patur nevojë për dy gola në kohën shtesë për të mundur 2-0 Kosta Rikën.

Humbja e pësuar në minutat e fundit, ka qenë e treta në gjashtë ndeshjet e fundit për Serbinë (3 fitore, 3 humbje) dhe e shtata në nëntë ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Botës (2 fitore, 7 humbje).

Pavarësisht se nuk kanë bindur akoma në këtë Botëror, Brazili nuk humbet prej 13 ndeshjesh (9 fitore, 4 barazime) dhe kanë pësuar vetëm një humbje në 23 ndeshjet e fundit (18 fitore, 4 barazime, 1 humbje), duke pësuar gol vetëm në gjashtë prej tyre.

Duke llogaritur edhe ish-Jugosllavinë, këto dy skuadra janë përballur katër herë në Kupën e Botës. Takimet e zhvilluara në 1954-ën dhe 1974-ën janë mbyllur në barazim, ndërsa Brazili ka fituar në 1950-ën dhe Serbia (si Jugosllavi) në 1930-ën.

Lojtarët që duhen mbajtur nën vëzhgim janë: Aleksander Kolarov dhe Neymar. I pari ka shënuar golin e fitores kundër Kosta Rikës dhe është gjithmonë i rrezikshëm nga goditjet e dënimit. I dyti është një nga më të talentuari në rruzullin tokësor dhe ka realizuar 56 gola me Brazilin.

Shifra dhe Fakte
– Hera e fundit që Brazili ka pësuar dy gola në një ndeshje ka qenë 28 ndeshje më parë, në marsin e 2016-ës.

– Hera e fundit që Brazili ka pësuar gol në pjesën e parë ka qenë 14 ndeshje më parë.

– Vetëm tri nga nëntë ndeshjet e fundit të Serbisë kanë sjellë 3 ose më shumë gola.

– Serbia ka qenë në disavantazh pas pjesës së parë vetëm një herë në 12 ndeshjet e fundit.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” E RADHËS/ Ëndrra e Kylian Mbappe është të transferohet tek gjiganti spanjoll…

Delo.autor

PAS TRAJNERIT MOURINHO/ Roma siguron “showman” dhe gazetarin Maurizio Costanzo

Delo.autor

“BOMBA E DITËS/ Dridhen “axurrët”: RONALDO ka thënë “PO”, do rikthehet tek…

Isa.Autor

Leave a Comment