Futboll Seria A Sport

Salah i ri do të luajë në Serie A me ekipin që ka bërë historinë në futbollin italian

Një tjetër Trezeguet në Serie A. Historia mund të përsëritet 18 vite më pas. Në vitin 2000, franko-argjentinasi David Trezeguet kaloi nga Monaco tek Juventus për 45 miliardë lireta (rreth 22 milionë euro).

Pak ditë pas “Golden Gol”-it të shënuar në finalen e Europianit të luajtur në Roterdam, që ndëshkoi Italinë e Zoff dhe i dhuroi fitoren Francës.

Tani e ka radhën Mahmoud Ibrahim Hassan, i njohur ndryshe si Trezeguet. Nuk është një francez, por një lojtar egjiptian, protagonist në Botërorin e fundit.

Mesfushori, i cili ka luajtur me Kasimpasa në sezonin e fundit, por që është në pronësi të Anderlecht, pëlqehet shumë nga Parma, që është gati të bëjë lëvizjen vendimtare.

Ai është vetëm 23 vjeç dhe konsiderohet nga pjesa më e madhe si Salah i ri.

Related posts

9 FUTBOLLISTË NGA SUPERLIGA/ Alban Bushi publikon listën për miqësoren me San Marinon

F.autor

PROVIMI I FALSIFIKUAR NË ITALISHT NGA SUAREZ/ A rrezikon sulmuesi dhe Juventus? Ja çfarë parashikojnë rregullat

Delo.autor

SEVILLA-BARCELONA/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Navas

Delo.autor

Leave a Comment