Futboll Sport

Salah TRONDIT Egjiptin/ Zbuloni VENDIMIN e paparashikueshëm të goleadorit

Ylli i Egjiptit Mohamed Salah po e mendon seriozisht largimin nga kombëtarja, pasi atij i duket se po përdoret nga federata egjiptiane e futbollit politikisht. Sulmuesi i Liverpool-it është tepër i palumtur për nga mënyra se si figura e tij po shfrytëzohet.

Autori i 44 golave këtë sezon me të kuqtë u inatos me episodin fundit në Grozni të Çeçenisë, ku u vendos kombëtarja egjiptiane gjatë Kupës së Botës. Ecja e tij në krah të liderit çeçen, Ramzan Kadirov solli shumë debate, duke qenë se ky i fundit akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe dhunë.

Salah nuk dëshiron të angazhohet në çështje që nuk kanë të bëjnë me futbollit ose të përdoret për imazhin politik të ndokujt. Kadirov i dha Salahut titullin e shtetasit të nderit në Çeçeni. Por Salah priste nga federata egjiptiane e futbollit që të shmangte të tilla gjëra.

Salah është futbollisti më i famshëm në botën myslimane. Kështu, ai ka një impakt të jashtëzakonshëm te njerëzit. Sfida e fundit e “faraonëve” do të jetë kundër Arabisë Saudite ditën e nesërme. Përfaqësuesja saudite dhe Egjipti janë eliminuar nga Kupa e Botës pas dy humbjeve të pësuara në ndeshjet e para të Grupit A. Por kombëtaret duan të largohen me fitore nga ky kompeticion. Egjipti ende nuk ka arritur një fitore në një kampionat botëror në 6 ndeshje.

Related posts

“SAN SIRO” NË FESTË/ Cutrone kalon në avnatazh MILANIN me një gol të bukur (VIDEO)

Isa.Autor

Miqësorja e kombit në sytë e tifozit De Biasi

Sadik.Autor

“E URREJ MANCININ”/ Bridge i hakërrehet teknikut të “axurrëve”: E gjithë familja ime bëri tifo kundër Italisë

Delo.autor

Leave a Comment