Futboll

Sampaoli: Do t’i tregojmë botës kush është Argjentina, Messi do dëfrehet

E shtuna do të jetë dita e debutimit të Argjentinës në Botëror. Lionel Messi me shokë do të sfidojnë një prej skuadrave surprizë të këtij kompeticioni, Islandën që ka i ka habitur të gjithë me paraqitjet e saj në Euro 2016 dhe në eliminatoret e Kupës së Botës në zonën europiane. Jorge Sampaoli trajneri i Argjentinës e di vështirësinë që paraqet kundërshtari dhe kërkon përqëndrim maksimal nga futbollistët e tij për sfidën ndaj përfaqësueses ishullore.

“ Islanda është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballuar. Ata luajnë me shumë intensitet dhe janë të fortë në fazën mbrojtëse, do të përpiqen të na ndëshkojnë me kundërsulm. Megjithatë unë kam besim të verbër te futbollistët që drejtoj. Ne do t’u tregojmë të gjithëve në këtë Botëror se Argjentina është ende një skuadër me potencial të madh në futbollin ndërkombëtar”.

Në Argjentinë të gjithë thonë se ky do të jetë Botërori i Messit, por Sampaoli kurrësesi nuk dëshiron ta vendosë nën presion yllin e skuadrës së tij.

“ E shikoj shumë mirë Messin. Është shumë i motivuar dhe me kapacitet që ka nuk besoj se do ta ndiejë presionin. Nuk mendoj se ky është Botërori i Messit ne duam vetëm që Leo të dëfrehet në fushën e lojës”.

Related posts

SHQIPËRIA U-21 KUALIFIKUESET/ Largohet nga grumbullimi sulmuesi kryesor…

Delo.autor

Merkato Milan: “avullon” pista Boca Juniors për Gomez, mbetet Palmeiras

Q.Autor

NUK KA FUND “MALLKIMI” PËR IBRAHIMOVIC/ Sulmuesi suedez mbyll vitin prej dëmtimit. Ja sa rrezikon të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment