Futboll Ligue 1 Sport

KRIJON SHUMË ARMIQ/ Dani Alves: Ky është turpi më i madh që kam parë

“La concha de su madre”. Një frazë në spanjisht që nuk ka nevojë për përkthim. Ky ka qenë reagimi i Dani Alves, një nga futbollistët amerikanojugorë më të njohur, pas lajmit se Superclasico do të luhet në Madrid.

“Mos më zemëroni zotërinj, jam me humor të mirë dhe duhet të kërkojmë t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur”. Për kë ka qenë ky mesazh i dhënë nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram? Natyrisht për Conmebol, që duket se ka krijuar shumë armiq me vendimin për të luajtur ndeshjen jashtë Buenos Aires.

Pas paralajmërimit, Dani Alves ka vazhduar duke thënë: “Për mendimin tim, zhvillimi i Boca-River jashtë Amerikës së Jugut është turpi më i madh që kam parë dhe që do të më takojë të shoh si futbollist, si amerikanojugor dhe si çdokush që mendon se ky sport mund të jetohet me ndjenjë, pasion dhe, mbi të gjitha, me respekt”.

“Të gjithë këta njerëz nuk kanë lidhje me atë që ka ndodhur dhe nuk duhet të paguajnë për fajin e disa rrugaçëve. Kjo ishte mundësia e vetme për të parë një Boca-River në finalen e madhe dhe janë të shumtë ata që nuk do të mund ta shohin, sepse e kanë zhvendosur në Europë”.

Dikush mund të pyesë se ç’hyn Dani Alves, një brazilian që luan në Europë prej pothuajse 15 vitesh, me një ndeshje që luhet nga dy skuadra argjentinase. Por ish-juventini e ka shpjeguar edhe këtë.

“Është një gjë që nuk më përket, por si futbollist amerikanojugor dhe si një i dashuruar pas futbollit dhe i rivalitetit të shëndetshëm, kam ndier të drejtën të jap mendimin tim. Shpresoj që kjo ndeshje të mos luhet në Madrid për të mirën e futbollit. Personat e dhunshëm nuk edukohen duke i hequr atyre gjërat, edukohen duke i mësuar atyre sjelljen e duhur dhe mbi të gjitha se, kur dy ekipe zbresin në fushë, provohet një ndjenjë, një pasion dhe tifozeria e vërtetë”, ka përfunduar mesazhi i Alves.

Related posts

Herdi Prenga dhe Bujar Lika: Krenari, të luash për Shqipërinë

Sadik.Autor

LEGJENDA HEQ “DORASHKAT”/ Buffon: Futbolli në 10 vitet e ardhshme do të “pushtohet” nga dy yje

Delo.autor

Erika Fernandez, gazetarja seksi që bën tifo për Kolumbinë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment