Futboll Sport

Sampaoli pas disfatës me Kroacinë: “Fajtori për humbjen jam unë, jo…

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, këmbëngul se duhet ta marrë ai përsipër fajin për humbjen dramatike 3-0 në Kupën e Botës kundër Kroacisë dhe jo portieri Willy Caballero. 36-vjeçari u bë titullar në Rusi, pasi Sergio Romero u tërhoq nga skuadra për shkak të një dëmtimi në gju.

Ante Rebic e shndërroi në gol, në minutën e 53-të, atë gabim të tmerrshëm të portierit argjentinas. Më tej, Albiceleste, e goditur fort psikologjikisht, pësoi edhe dy gola të tjerë të mëtejshëm, nga Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç. Kësisoji, Leo Messi dhe të tijtë janë në fije të perit, për t’u eliminuar nga Botërori që në fazën e grupeve.

Trajneri Sampaoli ishte i shpejtë për të mbrojtur portierin Caballero nga kritikat e pashmangshme, duke sugjeruar se ishte përgatitja e tij për ndeshjen, që ishte për t’u fajësuar: “Unë kam qenë shumë shpresëdhënës dhe kam shumë dhimbje për shkak të humbjes, ndoshta nuk e kam lexuar lojën siç duhet.

Ju keni të drejtë, unë jam ai, që merr vendimet përfundimtare për këto gjëra. Çelësi i humbjes ka të bëjë me përgjegjësinë time, sepse unë jam trajneri. Duhet të krijoj një plan, po të kisha vendosur ndryshe, gjërat mund të kishin shkuar më mirë. Nuk mendoj se është realiste ta vendosim barrën e përgjegjësisë vetëm te Caballero”.

Argjentina do të ketë një ide më të qartë të asaj që duhet të bëjë në ndeshjen e tretë në këtë Botëror, pasi të luhet sfida tjetër e Grupit D, të së premten, midis Islandës dhe Nigerisë. Pavarësisht humbjes shkatërruese ndaj Kroacisë, Sampaoli është i bindur se skuadra e tij nuk ka hequr dorë nga ndjekja e një vendi në raundin me eliminim direkt të “Rusia 2018”.

“Ne ishim shumë të ngazëllyer përpara kësaj loje, për të qenë në gjendje të kapim vendin e parë në grup dhe të ishim afër kualifikimit, – shtoi ai. – Kjo disfatë na largon nga objektivi dhe e bën situatën shumë të dhimbshme për të gjithë. Tani duhet të luftojmë për të arritur një vend në fazën e ardhshme”.

Related posts

GATI REVOLUCIONI/ Nga mesfusha tek bërthama, ja 4 musketierët e trajnerit Allegri…

Delo.autor

Del Bosque kritikon Ronaldon/ Fjalët e portugezit ishin të papërshtatshme

Sadik.Autor

PASI U TRANSFERUA TEK FENERBAHCE/ Mesfushori Ozil merr vendimin drastik mbi Gjermaninë dhe kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment