Futboll Ligue 1 Sport

Sanksionet e UEFA-s nuk do ta ndryshojnë planin e PSG-së me Neymarin

UEFA duhet të njoftojë sot sanksionin ndaj PSG-së për shkelje të “fair play financiar”. Institucioni i Kontrollit Financiar të Klubeve mori vendimin e tij të premten e kaluar dhe gjithçka tregon se skenari më i keq, që PSG të lihet jashtë Champions-it, është përjashtuar. Në parim, ndëshkimi do të shkojë në përputhje me atë që ishte aplikuar tashmë në klubin parizien në vitin 2014, por me penalitetet më të rënda.

Nëse atëherë PSG-së iu imponua një deficit prej 60 milionë eurosh në bilancin midis blerjeve dhe shitjeve të lojtarëve, këtë herë kjo shumë mund të jetë zero. Me fjalë të tjera, klubi duhet të blejë lojtarë për të njëjtën sasi të shitjes, me rrethanë rënduese që duhet të përballet transferimi i Mbappé (145 milionë euro, plus 35 milionë bonuse). Në marrëveshjen me Monaco, viti i parë u nënshkrua si një huazim. Një metodë që përdoret zakonisht në Spanjë, por që tashmë FIFA e ka ndaluar.

Megjithatë, edhe pse në Paris janë të qartë se do të duhet t’i shtrëngojnë rripat e tyre, projekti që tashmë ekziston nuk do të preket. Pra, kjo shkon në drejtim të mbajtjes së Neymar dhe Mbappé në skuadër. Nëse, pra, Real Madridi synon të realizojë një ëndërr, që duket e papërshtatshme, duhet ta bëjë atë në një mënyrë tjetër.

PSG ka shumë lojtarë në skuadër, që duhet t’i largojë në merkaton e kësaj vere dhe të sjellë ata që i konsideron të nevojshëm. Çdo gjë tani do të varet nga trajneri i ri, Thomas Tuchel. Nëse shiten lojtarë të gatshëm për të ndryshuar ajrin, si Di Maria, Verratti, Rabiot etj., madje edhe Guedes, PSG-ja bën para të mjaftueshme për të rregulluar shpenzimet në raport me të ardhurat.

Related posts

“JEMI JASHTË GARËS PËR TITULL”/ Befason Nedved: Ja objektivi sezonal i Juventusit…

Delo.autor

FOTO/ Lorik Cana viziton Lazion, takohet me shokët e ngushtë

Q.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Lojtarët të ndarë në grupe, Messi dhe yjet e tjerë nuk e lënë Donnarummën që të luajë

Delo.autor

Leave a Comment