Futboll Sport

Lojtari më i shtrenjtë në çdo ekip të Botërorit, zbuloni emrat

Spanjollja “AS”, duke iu referuar faqeve të specializuara të vlerësimit të çmimit (vlerës) aktuale të futbollistëve, ka evidentuar lojtarin më të shtrenjtë për çdo kombëtare, që merr pjesë në fazën finale të Botërorit të Rusisë. Kuptohej, në krye të kësaj liste qëndrojnë Lionel Messi i Argjentinës dhe Neymar i Brazilit, të cilët vlerësohen secili nga 180 milionë euro.

Pra, për bazë nuk merret shuma e paguar për transferimin e fundit të yllit brazilian të PSG-së, fjala vjen, 22 milionë euro, por vlera momentale e kartonit. Si shqiptarë na nderon fakti se njëri prej nesh, Granit Xhaka, lojtar i Arsenalit në Premier League, është më i shtrenjti te Zvicra, teksa kuotohet në vlerë tregu 40 milionë euro.

Përmes një renditjeje zbritëse, nga ai që kushton më pak deri te Messi dhe Neymar, me “valencat” më të kripura financiare, njihuni me emrat përkatës më poshtë:
Panama – Anibal Godoy
Vlera e tregut: 800 mijë euro

Arabia Saudite – Yasir Al-Shahrani
Vlera e tregut: 1.5 milionë euro.

Peruja – André Carrillo
Vlera e tregut: 6 milionë euro.

Irani – Sardar Azmoun
Vlera e tregut: 9 milionë euro

Tunizia – Ellyes Skhiri
Vlera e tregut: 10 milionë euro

Australia – Aaron Mooy
Vlera e tregut: 10 milionë euro

Japonia – Shinji Kagawa
Vlera e tregut: 13 milionë euro

Rusia – Aleksandër Golovin
Vlera e tregut: 18 milionë euro

Kosta Rika – Keylor Navas
Vlera e tregut: 18 milionë euro

Meksika – Hirving Lozano
Vlera e tregut: 22 milionë euro

Suedia – Victor Lindelof
Vlera e tregut: 25 milionë euro

Nigeria – Wilfred Ndidi
Vlera e tregut: 25 milionë euro

Maroku – Amine Harit
Vlera e tregut: 25 milionë euro

Islanda – Gylfi Sigurdsson
Vlera e tregut: 30 milionë euro

Zvicra – Granit Xhaka
Vlera e tregut: 40 milionë euro

Kroacia – Ivan Rakitic
Vlera e tregut: 50 milionë euro

Korea e Jugut – Heung-min Son
Vlera e tregut: 50 milionë euro

Uruguaj – Luis Suárez
Vlera e tregut: 70 milionë euro

Senegali – Sadio Mané
Vlera e tregut: 70 milionë euro

Kolumbia – James Rodríguez
Vlera e tregut: 70 milionë euro

Spanja – Sergio Busquets
Vlera e tregut: 80 milionë euro

Danimarka – Christian Eriksen
Vlera e tregut: 80 milionë euro

Gjermania – Toni Kroos
Vlera e tregut: 80 milionë euro

Serbia – Sergej Milinkoviç-Saviç
Vlera e tregut: 90 milionë euro

Polonia – Robert Lewandowski
Vlera e tregut: 90 milionë euro

Portugalia – Cristiano Ronaldo
Vlera e tregut: 100 milionë euro

Franca – Kylian Mbappé
Vlera e tregut: 120 milionë euro

Anglia – Harry Kane
Vlera e tregut: 150 milionë euro

Egjipt – Mohamed Salah
Vlera e tregut: 150 milionë euro

Belgjika – Kevin De Bruyne
Vlera e tregut: 150 milionë euro

Brazili – Neymar
Vlera e tregut: 180 milionë euro

Argjentina – Lionel Messi
Vlera e tregut: 180 milionë euro

Related posts

Icardi thumbon Juve e Milan: “Këta janë golat më të bukur…!”

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Ndeshje spektakolare, Spanja mposht me penallti Zvicrën dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Nuk ka qetësi tek Milan, dy lojtarët rezultojnë sërish pozitivë

Delo.autor

Leave a Comment