Futboll Sport

Sarri te Chelsea, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Hysaj

Maurizio Sarri është shumë pranë zyrtarizimit në krye të Chelsea-t. Sipas Gazzetta Dello Sport, javën e ardhshme pritet të drejtuesit e klubit londinez të gjejnë gjuhën e përbashkët me homologët e Napolit, me të cilët trajneri toskan është ende i lidhur në kontratë.

Klauzola prej 8 milionë eurosh ka skaduar në fund të majit do të riaktivizohet në fillim të korrikut, ndaj është momenti i duhur që palët të nisin bisedimet për të gjetur një zgjidhje.

Pikërisht për të kompensuar në pjesën më të madhe klauzolës e Sarrit, Chelsea do të paguajë 5-6 milionë euro më shumë për kartonin e një futbollisti që do të ndjekë trajnerin në Londër. Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e marrëveshjes të jetë një mes Hysajt dhe Zielinskit, me klauzola largimi 50 dhe 70 milionë euro.

Sa i përket stafit, Sarri pritet të ketë zëvendës të tij te Chelsea një emër të madh të futbollit italian, ish-futbollistin e londinezëve, Gianfranco Zola.

Related posts

SERIE A/ Barazim pa gola, Verona dhe Udinese ndajnë nga 1 pikë

Delo.autor

Emre Can: Kërkon rritje page ose ndryshe largohet nga Liverpool

Sadik.Autor

START KATASTROFIK/ Nuk ndodhte prej vitesh, skuadra e Veseli thyen rekordin negativ në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment