Futboll Sport

“Irresistibles”, tifozët më të çmendur të Botërorit të Rusisë vijnë nga Franca

Nëse do të kishte një garë në Botërorin e Rusisë për tifozët më të çmendur, Franca do të kishte një kandidaturë të fortë. Një grupim prej 23 tifozësh, i quajtur “Irresistibles” (të parezistueshmit), kanë shkuar në Rusi pas një udhëtimi prej 53 orësh me autobus.

Janë nisur nga Lioni, pas miqësores që luajtën me një ekip amerikan. Kanë udhëtuar nëpërmjet Gjermanisë, Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe në fund në Rusi. “Na e dha fiksimi, këto gjëra ndodhin vetëm një herë në jetë”, – tregon një nga tifozët për “L’Equipe”.

Kanë mbërritur në Rusi të martën, në 5 të mëngjesit, dhe kanë shkuar në stërvitjen e Francës, ku Desshamp, Loris, Umtiti, Matuidi, Mbape dhe Pogba i kanë pritur në një takim zyrtar. “Jeni çmendur!” – u janë drejtuar lojtarët e Francës, kur kanë ëmsuar çfarë kishin bërë.

Presidenti i “Irresistibles” është Herve Mougin. Ai shpjegon: ” E kemi krijuar grupin më 10 tetor 2010 dhe mes nesh kemi thënë se ajo është dita e Kopa-Platini-Zidane, pra 10-10-10. Shpesh koordinohemi edhe me Federatën”.

Janë 23 vetë dhe tani ndodhen në Kazan, ku kanë shkuar me tren nga Moska. Do të luajnë një miqësore me një grup tifozësh australianë, do të shohin ndeshjen Francë-Australi, pasi kanë marrë biletat nga Federata dhe më pas sërish me autobus për në Francë. Mougin jo, ai do t’i shohë të gjitha ndeshjet. Do të shkojë edhe në Ekaterinburg, 30 orë udhëtim. A ka familje ky njëri? Po, gruan dhe dy fëmijët, por ata e dinë që është i çmendur…

Related posts

Faza e 1/16-ave/ Sot luhen takimet Suedi-Zvicër, Angli-Kolumbi, formacionet e mundshme

Isa.Autor

LIVE/ Gjermani-Holandë: Starton pjesa e dytë, “tulipanët” kërkojnë të reagojnë(VIDEO)

Isa.Autor

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Barcelona refuzoi 70 milionë euro nga Arsenali për yllin e ekipit

F.autor

Leave a Comment