Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Seks me yjet e Botërorit, rubla dhe hamburger falas për ruset që ngelin shtatzënë

Një fushatë publicitare e jashtëzakonshme që në mënyrë të paevitueshme përfundoi me ndjesë publike. Është pikërisht ajo që ndodhi me gjigantin e ushqimeve të shpejta “Burger King”, një markë shumë e famshme e zinxhirit të fast food, që në Rusi ishte treguar i gatshëm të ofronte hamburger falas për të gjithë jetën për femrat ruse që do të kishin marrëdhënie seksuale me futbollistët gjatë Botërorit.

Në njoftimin e publikuar nëpërmjet një video në web, i shndërruar menjëherë viral, referohet fakti se kështu Rusia do të mund të përfitonte nga disa gjeni të futbollit. “Si pjesë e fushatës së saj të përgjegjësisë sociale, kompania Burger King ofron një shpërbim për femrat që do të arrijnë të mbeten shtatzënë nga yjet e futbollit.

Çdo grua do të përfitojë 3 milionë rubla (40 mijë euro) dhe hamburger falas për jetë. Jepi, besojmë te ty”, ishte mesazhi publicitar i Burger King. Të menjëhershme ishin polemikat dhe postimi u fshih shumë shpejt. “Kërkojmë ndjesë për deklaratën tonë, që rezultoi të jetë shumë ofensive”, lexohet në një tjetër deklaratë të kompanisë Burger King.

Related posts

Messi barazon rekordin Ronaldinhos për gjuajtje e lira

Sadik.Autor

SKEDINA E DITËS/ Ja SUPER ndeshjet që ju bëjnë MILIONERË sot (FOTO)

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Holanda mposht me “POKER” Malin e Zi, Depay “HERO” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment