Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Milan, 21 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të…

Tri javë vendimtare për të ndryshuar universin kuqezi: janë gjithnjë më konkretë zërat që flasin për hyrjen e një partneri të ri në klubin milanez.

Operacioni mund të realizoht brenda fundit të muajit, nëse jo më përpara. Nuk është një periudhë kohore e rastësishme, por e shtyrë nga domosdoshmëria për rritjen e kapitalit brenda 30 qershorit.

Nëse Mister Li do të gjejë një partner brenda kësaj date, mund t’i përdorë të ardhurat për rritjen e kapitalit. Gjithsesi, do të bëhej fjalë për një ortak pakice, i cili do të kërkojë të blejë më shumë aksione në të ardhmen.

Por kuotat e pakicës që mund të blihen nga një investitor janë shumë të larta, rreh 40% e paketës aksionare (më shumë para në arkat e klubit).

Ndërkohë, 19 qershorin e ardhshëm, Milan do të paraqitet në UEFA për të raportuar mbi bilancet dhe organi që qeveris futbollin europian pritet të japë një përgjigje 48/72 orë pas seancës.

Kështu, Milan do të mësonte fatin brenda fundjavës. Nëse vendimi do të jetë kundër (kuqezinjtë të përjashtuar nga Europa League), kuqezinjtë do të kën mundësi ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit të Lozanës.

Pas këtij momenti do të duhej të priteshin edhe 10 ditë të tjera për të mësuar vendimin përfundimtar, në kohë për grumbullimin e skuadrës dhe për plotësimin e kalendarëve të ndeshjeve ndërkombëtare.

Related posts

MROJTJA NË KRIZË/ Milani e sheh zgjidhjen te lojtari i Chelseat

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Ederson: Dua ta mbyll sezonin me gol

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Napolit nuk e “tradhëton” Italinë. Kalon te Fiorentina

Delo.autor

Leave a Comment