Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Të gjithë prozhektorët te Donnarumma, por Milani nuk ka asnjë ofertë

Milani ishte i angazhuar për shërbimet e portierit Pepe Reina, teksa ky i fundit mbylli tri sezoneve në nivele të larta me Napolin. Në fakt, ndjenja te kuqezinjtë ishte ajo se në fund të sezonit, Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milani për ndonjë klub europian të madh. Mirëpo, për momentin gjithçka në këtë drejtim është e mbuluar nga heshtja.

Situata, siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, pas “fishekzjarreve” të sezonit të kaluar, tani është pezulluar. Në “Via Aldo Rossi” nuk ka mbërritur asnjë ofertë për “mbrojtësin ekstrem”. Mesa duket, interesi për të ka rënë, pas disa gabimeve serioze të bëra në muajt e fundit muaj. Mes menaxherit të lojtarit, Mino Raiola, dhe klubit milanez është vendosur njëlloj armëpushimi.

Kjo shpjegohet, gjithashtu, me fjalët e agjentit, i cili, midis seriozit dhe provokimit, deklaroi kohët e fundit: “Gigio mund të mbetet përjetë te Milani”. Klubi kuqezi, nga ana e tij, në mungesë të një klauzole mbi kontratën, e di se e “ka thikën në anën e dorezës” dhe mund të vendosë se kush ta shesë lojtarin.

Pra, Milani nuk është i gatshëm të bjerë nën vlerësimin e tij të kartonit të portierit, sigurisht mbi 50 milionë euro. “Gigio është një pasuri që duhet mbrojtur, – ka thënë klubi kuqezi disa herë, – por nëse vjen një ofertë e kënaqshme dhe Gigio është në rregull, ne do të jemi gati ta diskutojmë atë”. Nëse çmimi është pothuajse i fiksuar, me pak fjalë, nuk ka afate kohore.

Donnarumma mund të ransferohet edhe në orën e fundit të ditës së fundit në dispozicion të merkatos verore. Milani, në fund të fundit, në mes të shtyllave ndihet i mbuluar. Nëse do të qëndronte Donnarumma, ai do të konfirmohej si portieri i parë, ndërsa Reina, i cili do të luajë Kupën e Botës me Spanjën, do të jetë zëvendësuesi i tij.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Espanyol-Barcelona. Rezultati 2-2

Delo.autor

VAZHDON “TELENOVELA” NEYMAR/ Këtë lajm të “Mundo Deportivo-s” nuk e priste askush

Delo.autor

SHKËLQEU ME ISTANBULSPORIN/ Paraqitja e Abazajt, përveç golit edhe statistikat i ka fantastike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment