Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Tirana bëhet gati për në stadium, ja çfarë vendos stafi për Hoxhallarin

Edhe pak orë na ndajnë nga starti i sfidës mes Dinamo Tbilis dhe Tiranës. “Panorama Sport” mëson se futbollistët dhe stafi bardheblu janë izoluar në hotel duke respektuar në maksimum masat anti-COVID., duke shmangur çdo kontakt të mundshëm.

Lojtaret ne hollin e hotelit (1)

Pothuajse të gjithë futbollistët hanë në dhomë më vete, duke eliminuar grumbullimet. Korespodenti i “Panorama Sport” në Tbilis, mëson se nuk do të ketë tamponë para ndeshjes, teksa ato me shumë gjasa do të bëhen në fund.

Dhurata e presidentit logo

Gjithashtu raportohet se presidenti Refik Halili ka kryer një analizë me ekipin disa orë para startit të takimit. Për pak minuta, ekipi do të niset drejt stadiumit, ku duhet të jetë i pranishëm 1 orë e 30 minuta para.  Siç e kërkon tradita, nuk kanë munguar dhurat nga presidenti i Dinamo Tbilisit, për klubin shqiptar.

Hoxhallari (1)

“Uroj më të mirën për ekipin, është e pamundur të jem në fushë”, ka thënë shkurtimisht Hoxhallari për “Panorama Sport”, duke mos e fshehur dëshpërimin për mungesën në ndeshjen ndaj Dinamos. Egbo ka vendosur që në vend të tij në krahun e majtë të luaj Ismajlgeci.

Related posts

Manchester City nuk njeh limite, merr fitoren e 15 radhazi në Premier League

Q.Autor

POLEMIKAT PËR BILETAT/ Zaneti tifozëve të Interit: Ju duam në stadium kundër Milanit!

Delo.autor

PARA NDESHJES KUALIFIKUESE ME BULLGARINË/ Rashica optimist: Synojmë 3 pikët

Delo.autor

Leave a Comment