Futboll Sport

Shënoi 16 gola me Laçin, Partizani dhe Kukësi duelojnë për Reginaldon

Reginaldo bëri një sezon shumë të mirë me Laçin dhe kjo ka bërë që të ketë disa oferta nga brenda dhe jashtë vendit. Sulmuesi për momentin ndodhet në Mozambik ku po kalon pushimet, që nuk është se do të zgjatin shumë,  pasi i duhet të vendosë për të ardhmen. Ish-futbollisti i Luftëtarit ka edhe luksin të zgjedhë dhe deri më tani janë dy klubet që ngulmojnë për shërbimet e Reginaldos.

Partizani ka vuajtur sezonin e fundit për sulmues, edhe pse në verë u mendua se u zgjidh gjithçka me afrimin e Edgar Çanit. I marrë nga Pisa në Serie B, një sulmues me karrierë të pasur që ka luajtur edhe me kombëtaren, në asnjë moment nuk ishte në lartësinë e duhur. Dëmtimi e penalizoi, por edhe kur u rikthye nuk la gjurmë. Vetëm një gol i shënuar në Superiore. Të mos flasim për pagën, pasi te Partizani do hapte plagë të thella.

Reginaldo, autor i 21 golave me Laçin, 18 në kampionat dhe tre në Kupë, shihet si zgjidhja e problemeve për Partizanin. Paga, e diskutueshme. Te Laçi merrte rreth 3 mijë dollarë në muaj, tanimë pretendon 5 mijë euro. Normale për një klub si Partizani. Problemi është tjetër: edhe Kukësi e kërkon sulmuesin. Në gjashtë ndeshje kurbinasit i shënuan një gol Kukësit dhe atë e realizoi Reginaldo në gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Mjaftoi për të kualifikuar Laçin në finale. Me largimin e Gurit, verilindorët tani e duan në ekip. E njeh kampionatin dhe shënon, cilësitë ia dinë. Kohë për eksperimente nuk ka: Reginaldo objekt dueli mes Kukësit dhe Partizanit.

Related posts

“IDIOT, TË THYEJ NË MES…”/ Florian Marku përplaset në hotel me boksierin britanik (VIDEO)

Delo.autor

“TË GJITHË MUND TË BËJNË FORMACIONIN QË DUAN”/ Kroos kundër Matthäus: Me gjithë gjërat që thotë…

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Manchester City-Wolves

Delo.autor

Leave a Comment