Futboll Sport

Shkëlqeu kundër Milanit, Galatasaray kërkon sulmuesin shqiptar

Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani ka tërhequr interesin e gjigantëve të Turqisë, Galatasaray. Sipas “infOSport.mk” 27-vjeçari ndodhet në Turqi, ndërsa mësohet se po negocion me kampionët në fuqi të Galatasaray. Bashkë me Hasanin ndodhet edhe Nebi Mustafi, por nuk dihet nëse ai është në rolin e ndërmjetësuesit, apo shoqëruesit.

Sulmuesi i kombëtares së Maqedonisë ka mbyllur një sezon të shkëlqyer në First League duke shënuar 22 gola në 27 ndeshje me fanellën e Shkëndijës, ndërsa ka shënuar edhe tre gola në tetë ndeshje në Europa League, por në play-off kuqezinjtë u eliminuan. Shorti ishte i pamëshirshëm dhe u përballën me Shkëndijën duke e vendosur përballë Milanit. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 7-0 nga 7 herë kampionët e Evropës, duke humbur mundësinë për t’u kualifikuar për herë të parë në historinë e tyre në grupet e Europa League.

Kapiteni i kampionëve në fuqi të Maqedonisë, do të punojë me një nga emrat më të njohur në Turqi dhe jo vetëm Fatih Terim, nëse arrin marrëveshjen me klubin e Galatasaray, që këtë edicion luan në Champions League. Ferhan Hasani u bë pjesë e Shkëndijës në vitin 2015 nga rradhët e skuadrës daneze të Brøndby IF, ndërsa brenda një periudhe 3-vjeçare ai u shndërrua në një simbol, duke qenë një ndër futbollistët më të dalluar.

Gjatë karrierës së tij si profesionist Hasani, ka fituar dy tituj kampion të Maqedonisë, dy Kupa të Maqedonisë dhe një Superkupë. Të gjithë trofetë sulmuesi me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren maqedonase i ka fituar me fanellën e Shkëndijës së Tetovës. Klubi më i madh që ai ka luajtur ka qenë Wolfsburg, ndërsa ka qenë pjesë për dy sezone e ekipit gjerman, ku arriti të grumbullojë vetëm katër ndeshje. Pas një eksperiencë edhe në Danimarkë te Brøndby, Hasani duket se është gati për hapin e madh në karrierë.

Related posts

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Medvedev siguron finalen, sfidon Djokovic për trofeun

Delo.autor

Basel nuk fiton titullin kampion, sulmuesi shqiptar shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit

Sadik.Autor

PORTUGALI-FRANCË/ Starton Ronaldo si kapiten, Deschamps me “artileri” të rëndë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment