Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT ME FIORENTINËN/ Spalletti “shpërthen”: Këto janë ndeshje deçizive për…

Luciano Spalletti nuk përmbahet. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Interit, komentoi penalltinë që vendosi edhe barazimin në Firence ndaj zikaltërve. Tekniku përplaset me gazetarin dhe komentatorin italian Caressa: “Dëgjova që thatë “mund të ishte penallti”. Këtu është e qartë, nuk ka nevojë për të folur sipas tifozllëkut. D’Ambrosio e kap me gjoks, nuk ka rrëshqitje në krah. Eshtë gjoks dhe duket qartë, jo mund të jetë kështu ose ashtu… Por, nesër do të thuhet Spalletti nuk bën dhe duhet të ikë, vjen ky ose ai tjetri. Muhabetet e përhershme”.

“Nuk shkova të flas me arbitrin, nuk e bëj ndonjëherë. Këto janë ndeshje deçizive për objektivat tonë. Di të them që ekranin e pamë 40 vetë dhe të gjithë panë gjoks. Kur arbitri shkon të shohë, sheh atë që pamë të gjithë aty”.

“Arbitri ndikohet, ata që luajnë në shtëpi vërshëllejnë gjithçka dhe këdo. Rëndësi ka që luajti mirë ekipi im. Jam i kënaqur”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Njihet si ndihmësi i përjetshëm i Simeones, Mono Burgos nis karrierën si trajner tek klubi…

Delo.autor

LAJMI I BUJSHËM/ Arrihet marrëveshja mes klubeve, Arthur Melo do t’i bashkohet Juventusit

F.autor

BETJA PËR TITULL ËSHTË E FORTË/ Superkompjuteri bën parashikimin, zbuloni ekipin fitues të Premier

Delo.autor

Leave a Comment