Futboll Sport

“Shokohet” Danimarka/ Lojtari lë përgjysmë Botëtorin dhe kthehet në shtëpi

Danimarka fitoi dje ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror përballë Perusë me rezultatin 1-0 duke u ngjitur në krye të grupit C së bashku me Francën. Por fitorja i ka kushtuar rëndë kombëtares nordike pasi ka mbetur i dëmtuar mbrojtësi Uilliam Kvist.

Lojtari i Kopenhagenit në kampionatin vendas u detyrua të linte fushën e lojës pas një dëmtimim, ndërkohë që pas ndeshjes u bë publike se goditja e marr në brinjë nga 33-vjeçari do të duhet kohë që të rikuperohet.

Në këtë mënyrë lojtari ka lënë grumbullimin me ekipin dhe është nisur drejt Danimarkës, duke lënë kombëtaren me një futbollist më pak për pjesën tjetër të Botërorit.

Related posts

Rrëfimi tronditës i gjyqtarit shqiptar: Kam gjetur një plumb në dhomat e zhveshjes

Q.Autor

INTERI nuk e harron Parmën, 3 vjet më parë një SHQIPTAR e gjunjëzoi në “San Siro”

Isa.Autor

PAMJET NGA “AIR ALBANIA”/ Roma kurorëzon suksesin në finalen e Tiranës, momenti kur kapiteni Pelegrini ngre trofeun

F.autor

Leave a Comment