Futboll Sport

Shpërthen Neuer: Ekip patetik, do të na flaknin jashtë edhe po të kualifikoheshim

Manuel Neuer beson se do të ishte “e hidhur dhe patetike” për lojtarët e Gjermanisë, që të kënaqen me lavditë e tyre të kaluara në vazhdën e paraqitjes së tyre të tmerrshme në Botërorin e Rusisë.
Kampionët botërorë në fuqi e humbën këtë mundësi të mërkurën për ta mbrojtur kurorën, pasi Koreja e Jugut i mundi 2-0 në Kazan, duke i dhënë Gjermanisë vendin e fundit në Grupit F.

Ndërsa ekipi i Joachim Low e fitoi trofeun në “Brazil 2014”, ai u bashkua me Spanjën, Italinë dhe Francën, në listën e ekipeve kampione, që janë eliminuar që në fazën e grupit në edicionin pasardhës. Dhe Neuer, i cili u kthye nga lëndimi i gjatë në kohë për të bërë kapitenin e Gjermanisë në këtë Kupën e Botës, këmbëngul që “Die Mannschaft” nuk mund të justifikohet dhe kënaqet me arritjet e kaluara.

“Ne e kishim gjithçka në duart tona, por nuk e bëmë, – tha Neuer, i cili konfirmoi qëllimin e tij për të qëndruar në dispozicion të kombëtares. – Të kënaqemi me të kaluarën nuk na sjell asgjë, kjo është e hidhur dhe patetike. Të eliminoheshim që në grupe, thjesht nuk e meritonim. Ne nuk kemi bindur realisht në asnjë ndeshje. Natyrisht që kjo është shumë zhgënjyese.

Kemi nevojë për ta analizuar këtë që ndodhi dhe duhet të thuhet shumë qartë se thjesht nuk e meritojmë. Edhe pas tri lojrave në këtë Botëror, ju nuk keni parë ekipin gjerman në fushë, para së cilit kundërshtari ka frikë, ose respekt. Edhe sikur të kishim kaluar në 1/8 finale, gjithkush do të donte të luante kundër nesh në këtë Botëror.

Si mund të jemi të rrezikshëm për një kundërshtar, nëse japim shfaqje të tilla? Gjithmonë u përpoqa të merrja përgjegjësinë, gjithmonë u përpoqa të karikoja ekipin në dhomat e zhveshjeve, gjatë trajnimit dhe në fushë. Sigurisht, unë jam gjithashtu përgjegjës për këtë zhgënjim”.

Related posts

Befason Leonardo/ Drejtori sportiv i MILANIT takim në Londër me menaxherët e talentit brazilian

Isa.Autor

ZYRTARE/ Klubi italian kalon në pronësi të amerikanëve për 100 milionë euro

Delo.autor

EURO 2020/ Teemu Pukki si CR7, Finlanda nuk njeh kufij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment