Futboll Sport

“Shqiponjat” e Xhakës dhe Shaqirit çështje në politikën zvicerane: Jemi krenarë për…

Festimi i Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjën pas dy golave të shënuar prej tyre, ndaj Serbisë, ka ngjallur debat të madh. Në këtë diskutim është përfshirë edhe politika zvicerane.

Këshilltari federal, Ignazio Cassis mbron veprimin e dy shqiptarëve.

“Gjithkush është i lirë të shprehë gëzimin dhe emocionin e tyre sipas dëshirës, për sa kohë që këtë e bën me respekt”, thotë ai.

Dhe sipas tij, ky ishte rasti i Xhakës dhe Shaqirit.

Ai thotë gjithashtu se vet sporti nuk mund të krijojë polemika apo ndasi, aq më tepër në Zvicër ku ka një numër të madh të nacionaliteteve të ndryshme.

“Ne jemi një vend me shumë gjuhë, kultura dhe mendime, dhe prapë jetojmë në paqe së bashku. Jemi krenar për këtë diversitet”.

Edhe ministri zviceran i Sporteve, Guy Parmelin justifikon emocionet e përjetuara nga dy futbollistët, në një stadium ku nuk munguan as thirrjet provokuese nga tifozët serbë.

“Kush e ka përjetuar gjendjen e ngarkuar në stadium, vlerëson punën e jashtëzakonshme të Kombëtares Zvicerane dhe mund të kuptojë emocionet që përjeton një lojtar”, deklaroi ministri zviceran.

Related posts

Carlo Tavecchio: Dybala ka qenë shumë pranë Italisë

Sadik.Autor

HAKMERRET ME ISH-KLUBIN NË MERKATO/ Marotta kërkon që t’i prishë punë Juventus, ja klauzola që i vendos

Delo.autor

ÇËSHTJA DONNARUMMA/ Milan bën përjashtim për kapitenin, i rinovon kontratën me…

Delo.autor

Leave a Comment