Futboll Sport

Shtatë MREKULLITË e para të Kampionatit Botëror: Nga Coutinho e RONALDO tek Mertens

Kampionati Botëror vazhdon të sjell emocione të mëdha, ku deri më tani janë zhvilluar 17 ndeshje dhe janë shënuar 41 gola. Ende nuk ka ndodhur që një ndeshje të mbyllet pa gola, duke bërë që tifozët e futbollit të kenë çfarë të shohin në çdo ndeshje.

Por deri më tani ka pasur shtatë gola të jashtëzakonshëm. Kontrolli i largët dhe goditja e Coutinhos

Coutinho shënoi në ndeshjen me Zvicrën për ta kaluar në epërsi Brazilin (1-0). Ai gjuajti nga distanca dhe shënoi një gol shumë të bukur.

https://youtu.be/4SBWrYYRpSg

Goditja e bukur e Mertens. Mesfushori i Napolit shënoi një gol të mrekullueshëm për të dërguar rezultatin në 1-0 sapo filloi pjesa e dytë.

Gjuajtja e lirë e Cristianos kundër Spanjës. Rezultati i ndeshjes ishte 3-2, ndërsa zhvillohej minuta e 88-të. Ai shënoi nga gjuajtja e lirë, njërin nga golat më të bukur të kampionatit.

Nacho dhe goditja ‘raketë’ e tij. Një top i kthyer nga zona dhe Nacho gjuan me të parë për ta lënë Rui Patricion të ngrirë.

https://youtu.be/OXemv-SICk0

Goditja e Kolarov. Serbi Kolarov ia fitoi tri pikë Serbisë duke shënuar në portën e Keylor Navas, nga gjuajtja e lirë.

 

Cheryshev dhe eleganca e tij. Golovin asiston për sulmuesin anësor të Villarrealit, i cili kalon dy kundërshtarë dhe me një goditje të bukur shënon.

Inteligjenca e Quintero. Lojtari i River Plate, ka imituar yllin brazilian të futbollit, Ronaldinhon, duke gjuajtur nën murin mbrojtës të Japonisë. Portier e preku topin, por pasi e kishte kaluar vijën.

 

 

Related posts

BIE NGA LARTËSIA PASI U GODIT NGA TOPI/ Ja momenti më gazmor nga protesta e tifozëve të Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Blerim KOTOBELLI flet për IKJEN nga Partizani dhe objektivat e sezonit: KOMBËTARJA është…

Isa.Autor

“DOJA NJË SKUADËR TJETËR NË FINALE”/ Mesfushori Koman: E di unë si mundet Parisi

Delo.autor

Leave a Comment