Futboll Sports

Skënderbeu konfirmon dënimin për Jashanicën: Mungon 2 vite!

Klubi i Skënderbeut njoftoi se Komisioni i Apelit në UEFA ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite pezullim të mbrojtësit Bajram Jashanica, i cili përdori substancave të ndaluara.

Bardhekuqtë sqaruan se ata nuk janë të kënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë menjëherë në CAS. Për Skënderbeun, lojtari ka mbështetjen e tyre dhe se ata nuk e konsiderojnë si fajtor.

Deklarata

Komisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinore “pezullim nga aktiviteti” për një periudhë 2-vjeçare për lojtarin e KF Skënderbeut, Bajram Jashanica.Pavaresisht argumenteve dhe dëshmive të dhëna në seancë gjyqesorë nga ana e lojtarit dhe personave të tjerë të lidhur me çështjen, organi juridik vendosi mospranimin e kërkesës të paraqitur nga Bajram Jashanica për uljen e sanksionit.

Bëjmë me dije se aktualisht, palët janë në pritje për disponimin nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA-s të vendimit integral, i cili do të ankimohet në CAS. KF Skënderbeu i ka ofruar lojtarit të gjithë mbështetjen e mundshme gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe beson se masa disiplinore është disproporcionale me rrethanat e ngjarjes dhe me shkallën e përgjegjësisë të Bajram Jashanica. Për këtë arsye, në çdo formë dhe me të gjitha mjetet në dispozicion, do të kërkojmë vendosjen e një mase disiplinore më të ulët, për garantimin e vijueshmërisë së karrierës të lojtarit tonë.

Related posts

FITORE E RËNDËSISHME/ Të besuarit e Sarrit mposhtin Brightonin dhe ngjiten në vend të pestë

Delo.autor

BLLOKOHEN NEGOCIATAT/ Bayern është gati të heqë dorë nga ylli Coman, dy emra për ta zëvendësuar

Delo.autor

LA FUSHËN PAS 19 MINUTASH LOJË/ Juventus mëson lajmin e fundit për kapitenin Chiellini

Delo.autor

Leave a Comment