Futboll Seria A Sport

Çfarë “luksi” tek JUVENTUSI/ Vetëm STOLI kushton sa vlera e kartonit të MESSIT

Massimiliano Allegri ka fituar katër herë çmimin “stoli i artë”, që i jepet trajnerit më të mirë në Itali. Duket se këtë herë ai ka një stol të artë në kuptimin e vërtetë të fjalës. “Zgjedh formacionin edhe në vartësi të ndërrimeve që do të më duhet të bëj,” – deklaroi ai pas ndeshjes së parë të kampionatit, të fituar me përmbysje ndaj Chievo.

Në ndeshjen e parë, Allegri kishte në dispozicion tetë futbollistë: Mandzukic, Matuidi, Barzagli, Benatia, Emre Can, Rugani, Bentancour dhe Bernardeschi. Vlera e tyre totale në merkato është 282 milionë euro.

Në ndeshjen e fituar në Veronë, Allegri e ktheu humbjen në fitore me aktivizimin e Bernardeschi, Mandzukic dhe Emre Can. Edhe në të kaluarën ai ka treguar se është mjeshtër i zëvendësimeve, tani do të ketë mundësinë ta bëj më mirë diçka të tillë sepse ka stolin më “të çmuar” në Europë.

Related posts

Mourinho: Ndeshja ndaj Tottenhamit nuk ishte për Sanchez

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Do godiste penalltinë, shihni provokimin e portierit të Lazios ndaj Bonuccit (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-NAPOLI/ Allegri i beson treshes së sulmit Chiesa-Morata-Bernardeschi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment