Cudirat e Boterorit Futboll Sports

Sot fillon Botërori, ja letra virale që gruaja i lë burrit

Një letër mjaft virale në rrjetet sociale tregon për emocionet që përjetojnë, kryesisht meshkujt gjatë Kupës së Botës. Ajo ia ka lënë shtëpinë burrit të saj gati për të shijuar gjithë eventin. Keith Bell e postoi letrën në rrjetin social “Twitter”.

Ja një ekstrakt i letrës

Ndërkohë që bashkëshorti do të jetë duke parë 3 ndeshje në ditë dhe pikat kryesore 24/7, bashkëshortja e tij ka vendosur të shkoj nga motra gjatë Kupës së Botës. Ajo thotë në letër se i ka lënë shënime për ta ndihmuar. Burri kishte gati të  shkaruar një video nga “Youtube” se si të përdor lavatriçen. Gjithashtu ajo i ka lënë edhe numrat e picave që atij do i duhen.

Gruaja e porosit gjithashtu të hap edhe perdet, sepse vjedhësit do të mendojnë se nuk ka njeri. Ajo e porosit gjithashtu bashkëshortin e saj që ta lajmëroi nëse lojtarët e “shenjtë” Tadiç, Çedriç, Joshida ao Bednarek do tu ndodhi diçka. Në fund është dhe një kujtesë, që ajo ka marrë macen me vete sepse me siguri ai do të harronte ti hidhte për të ngrënë.

 

 

Related posts

BESON SE JASHTËTOKËSORËT JANË TË PRANISHËM/ Legjenda angleze “lëshon bombën”: Më në fund një shpjegim për “Pleshtin”

Delo.autor

Pogba s’je i vetmi/ Njihuni me 11 lojtarët me të cilët Mourinho ka pasur një raport të KEQ

Isa.Autor

SPEKTAKËL NË DURRËS/ Të besuarit e Shkëmbit barazojnë Kukësin në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment