Futboll Sport

SPECIALE/ Botërori 1966: Anglia triumfon falë “dorës” së arbitrave

Në vitin 1966 Anglia organizon për herë të parë Kupën e Botës. Futbolli kthehet në vendin ku është zbuluar që në fillesat e veta dhe këtij fakti nuk kishte se si t’i mungonin të papriturat e radhës. Dalja nga skena e dy skuadrave dy herë kampione të botës, Brazilit dhe Italisë, ndikoi shumë edhe në triumfin e padronëve të shtëpisë.

Finalja… Një finale që gjithashtu u ndikua nga arbitrat dhe ka të bëjë me një gol që ka mbetur enigmë, nëse ishte apo jo. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe ndeshja u detyrua të shkojë në shtesë. Gjermania Perëndimore po bënte rezistencë dhe u duk shumë e fortë për t’i hapur rrugë organizatorëve të kompeticionit. Pas një rivaliteti të madh në fushë, heroi i finales, sulmuesi anglez Hërst, shënoi golin e avantazhit 3-2 në minutën e 101-të të lojës. Pretendimet që ishte apo jo gol janë të mëdha. Megjithatë Hërst shënoi edhe një herë tjetër në sekondat e fundit, duke finalizuar fitoren 4-2, e cila i dhuroi Kupën e Botës Anglisë për herë të parë në historinë e futbollit të “tre luanëve”.

Bobi Çaltron, ylli i skuadrës kampion

Lindur në Uashington më 1 tetor 1937, në familjen e një muratori, ai shpejt do të bëhet futbollist. Repertori i tij është tepër i pasur, 606 ndeshje me skuadrën e Mançester Junajtidit, 198 gola të shënuar, pjesëmarrës i tre Botërorëve të viteve `62, `66, `70. Po ashtu edhe futbollisti më i mirë i Anglisë dhe i Europës më 1965-n.

Euzebio, “Këpuca e Artë” e Botërorit
Në Botërorin e vitit 1966 ishte pa diskutim lojtari që ra më tepër në sy. Ishte një nga të paktët lojtarë të Portugalisë që bënin diferencën në fushën e lojës, ndërkohë që doli edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit, pasi e gjeti rrugën e rrjetës plot 9 herë.

Përagtiti:AlpeNews.al

 

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Kosovë e Shqipëri, dy trena në drejtim të kundërt

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ndodhte prej 27 vitesh, shihni statistikën e veçantë të Interit

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË/ Presidenti Laporta gjen pasardhësin e Koeman, ja dy kantidatët kryesorë..

Delo.autor

Leave a Comment