Futboll Historiku Sport

SPECIALE/ Botërori 1974: Gjermano-perëndimorët thyejnë Holandën e “bukur” të Krojfit (FOTO)

Botërori i zhvilluar në vitin 1974 solli ndryshime rrënjësore të këtij kompeticioni. Pas ndeshjeve të para të skuadrave të ndara në katër grupe, tetë të kualifikuarat do të ndaheshin sërish në dy grupe të tjera, pas një shorti të caktuar. Finalistet e turneut do të ishin dy skuadrat që do të mbyllnin ndeshjet në grupe në vendin e parë, ndërkohë që vendet e dyta do të ndesheshin mes tyre për medaljen e bronzit. Skuadrat pretendente për të fituar këtë edicion të Kupës së Botës ishin të zotët e shtëpisë, gjermano-perëndimorët, pa harruar edhe Holandën e të madhit Johan Krujf, bazën e së cilës e përbën Ajaksi i Amsterdamit.

Holandezët dhe Gjermanët
Holandezët e drejtuar nga Krujf u japin leksion brazilianëve në një ndeshje, e cila mbyllet me rezultatin 2-0. Kështu duket qartë se rruga e “portokallinjve” për në finale është më se e hapur. Po ashtu dhe për skuadrën e Shenit, që ndërkohë shpalos një futboll gjithnjë e më shumë tërheqës. Nga ana tjetër Gjermani mposhti Poloninë duke siguruar finalen e madhe.

Finalja
Në finale ndeshen Gjermania Perëndimore me Holandën. Për vendësit, ekuacion me shumë të panjohura përbënte Johan Krujf. Atij i është betuar të mos i ndahet deri në vdekje Berti Fogsti. Po nuk ka kaluar një gjysmë minute lojë, ekzaktësisht 27 sekonda dhe ai ndërhyn rëndë ndaj antagonistit të tij dhe gjyqtari anglez Teilor, pa ngurruar, vërshëllen për 11-metërsh. E megjithatë “pancerat” reagojnë shpejt duke barazuar gjithçka po me një 11-metërsh me Brajtner.
Në pjesën e dytë nisin të dëgjohen nota të muzikës vagneriane, të interpretuara nga orkestruesit gjermano-perëndimorë, që sjellin golin e dytë të shënuar nga Gerd Myler, i cili pasi i shmanget Hanit, e gjen të papërgatitur portierin Jongblod. Fitorja u takon gjermano-perëndimorëve, kurse nderi u mbetet holandezeve.

Në këtë Botëror ndryshoi pamje edhe kupa
Botërori i Gjermanisë në vetvete përbënte shumë ndryshime drastike në lidhje me ata të së kaluarës. I pari ka lidhje me mënyrën e re të sistemit të ndeshjeve, dy ture të ndara në grupe dhe më pas finalja. Por gjithsesi, risia më interesante ishte ndryshimi i pamjes së trofeut të Kupës së Botës. Pas kupës “Zhyl Rimet”, tashmë trofeu mori pamjen që ekziston edhe sot e kësaj dite. Për trofeun e ri ishin paraqitur 54 projekte, por në fund u zgjodh ai i vizatuar nga qeveria italiane, i dizenjuesit Silvio Gazaniga. I gjithë trofeu do të ndërtohej me ar të ngjeshur, dhe peshon 5 kilogram.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“Financial Fair-Play” sërish makth për Interin, pista Vrsaljko drejt rënies

Isa.Autor

ZYRTARE/ Shënoi 20 gola dhe 8 asiste në sezonin e kaluar, klubi i Superligës prezanton sulmuesin brazilian…

Delo.autor

E premte e çmendur, kapen miliona lek në një pikë bastesh

Q.Autor

Leave a Comment