Futboll Sport

Tragjike/ Uji i rrëmbyeshëm “shuan” skuadrën e futbollit

Dymbëdhjetë fëmijë dhe trajneri i tyre i futbollit kanë humbur gjurmë që prej të shtunës së kaluar.

Sipas mediave të ndryshme ata hynë në një shpellë dhe u zunë nga niveli i ujit i cili ishte në rritje.

Ngjarja e ndodhur në Tajlandë ka mobilizuar qindra shpëtimtarë, me shpresen që pas 5 ditësh do të arrijnë t’i gjejnë ata gjallë. Ndërkohë, gazeta tajlandeze “The Nation” njoftoi se tre zhytësit britanikë kanë mbërritur në Chiang Rai mbrëmjen e djeshme.

I gjithë vendi është duke shikuar nga afër dramën e vëzhgimit të anëtarëve të ekipit të futbollit të bllokuar në shpellën e së shtunës dhe kërkimin e trajnerit të tyre që përfshinë dhjetëra zhytës detarë, ushtarë dhe oficerë policie. Të shtunën pas trajnimit, fëmijët e moshës 11-16 vjeç shkuan në shpellë dhe u mbërthyen brenda kur ujërat përmbytën vendin.

Besohet se djemtë shkuan në thellësitë e shpellës. Ky sistem shpellash në krahinën e Chiang Rai është mbi disa kilometra. Më parë, u raportua se shpëtuesit po përpiqeshin të pomponin ujin nga shpella, por shirat e pafundme e përkeqësonin punën e tyre.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi i Arsenal realizon golin “MAGJIK” të mbrëmjes (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Shkëmbim lojtarësh, mbrojtësi i Kombëtares gati të ndërrohet me një… grek

Delo.autor

MASHTRUAN PËR…/ Pezullohen 7 arbitrat e Serisë A (ARSYEJA)

Delo.autor

Leave a Comment