Futboll Sport

SPECIALE/ Botërori “Rusi 2018”: Një “kornizë” emblematike që do të vuaj mungesën e “ngjyrave”

Ngjarja më e madhe sportive në glob është në detajet e fundit dhe pritet të stratojë vetëm pas 73 orësh në Rusi. Ky eveniment spektakolar po “kurohet” në çdo “qelizë” të tij për të reklamuar një “panoramë” fantastike për të gjithë sportdashësit por jo vetëm.

Tashmë 32 ekipet janë akomoduar në shtetin që përshkruhet nga 2 kontinente me misionin për të dhënë maksimumin dhe për të nderuar vendin që përfaqësojnë. Brazili apo Argjentina, Gjermania apo Spanja tashmë kanë filluar edhe parashiket sa i takon skuadrës që mendohet se do të “pushtojë” Rusinë.

Evenimentit i 22-të që pritet të mar “jetë” nga 14 qershori përtej aktivizimit të teknologjisë, biletave të shitura apo kushteve maksimale të akomodimit do ti mungojnë “ngjyrat”. Bluja karakteristike e Italisë dhe potokallia e Hollandës do të jenë 2 nuancat që pritet ti mungojnë kornizës së këtij imazhi sportiv.

E paimagjinueshmë muaj më parë por një realitet i hidhur për të gjitha ata që e duan këtë sport që në një Kupë Bote do të mungojnë 2 fanella që i kanë dhënë “tonin” futbollit botërorë. “Pragmatizmi” Italian dhe “spektakli” Holandez tashmë gjenden në një situatë “agonie”. “Axurrët” dhe “Tulipanët” po “ekzaminojnë” këtë “sindromë” që ka infektuar futbollin për tu ringritur drejt majave të sportit botërorë.

Ndaj në këtë ngjarje epike sportive që po punohet me intensitet për të prodhuar një ngjarje me dimesione spektakolare jo për faj të ndokujt do ti mungojnë “ngjyrat” e atyre që me përkushtimin shekullorë e kanë ridimensionuar futbollin duke e kyther këtë të fundit në sportin më të bukur por pse jo edhe në atë më popullor në botë.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Liga e Europës, Kroacia mposht 3-0 Shqipërinë, ndërlikohen pozitat e kuqezinjve

Sadik.Autor

“PËRGJAKJA” E SUPERSFIDËS/ Tetë persona nën hetim për vrasjen e “ULTRASIT” të Interit

Delo.autor

“EPISODET NA KANË HEQUR 20 PIKË”/ Presidenti Halili sqaron deklaratën: Iu drejtova ekipit tim, gabimet janë…

Delo.autor

Leave a Comment