Futboll Sport

SPECIALE/ Një dekadë pa titull kmapion: Tirana mendon të rikthehet në majat e futbollit shqiptarë

Skuadra e Tiranës në sezonin e kaluar ka rënë për herë të parë në historinë e saj në Kategorinë e Parë. Një vit në këtë nivel dhe bardheblutë janë rikthyer përsëri në elitën e futbollit shqiptar.

Në sezonin 2018-2019-të Tirana jo vetëm që do i bëjë më interesant kampionatin, sepse do të kemi mundësinë të shijojmë edhe ndeshjet derbi me Partizanin.

Megjithatë një detaj shumë interesant për skuadrën e Ze Maria-s është se për herë të fundit janë shpallur kampion në vitin 2008-2009-të, plot 10 vite pa fituar një trofe kampionati.

24 herë kampionët e vendit kanë 900 mijë euro në dispozicion për të ndërtuar një ekip pretendent, jo vetëm për të konkuruar, por akoma më tepër, duke e thelluar edhe më shumë rekordin e tyre të trofeve, sidomos atyre të Superiores.

Sezoni i ri vjen shumë shpejtë dhe mbetet për t’u parë nëse do të kemi një skuadër që do marrë maksimumin, duke thyer tabunë e Skënderbeut pas një dominimi shumë të gjatë.

Përgatiti:ApetNews.al

 

Related posts

Igli Tare “kursen” Lazion, shumë pranë akordit me sulmuesin e skuadrës së njohur

Sadik.Autor

PAS FITORES MIQËSORE NDAJ MALIQIT/ Trajneri Shkëmbi: Nuk mund të jemi në maksimalen tonë, por…

Delo.autor

PLAS IRONIA NË ANGLI/ Sulmuesi i Man United feston Krishtlindje 112 ditë përpara

Isa.Autor

Leave a Comment