Futboll Sport

Statistikat dhe kuriozitetet, ja çfarë duhet të dini për supersfidën Portugali-Spanjë

* Mes Portugalisë dhe Spanjës ekziston vetëm një precedent në një Botëror. Ai i përket 1/8- ave të turneut të vitit 2010, në Afrikën e Jugut. Atë sfidë e fitoi Spanja, 1-0, me David Vijën që dërgoi në shtëpi luzitanët.

* Në katër precedentë në total që kanë këto dy kombëtare në njëra-tjetrën, mes Botërorëve dhe Europianëve janë shënuar 4 gola gjithsej. * Për Portugalinë kjo është pjesëmarrja e shtatë në historinë e Botërorëve, e pesta radhazi, ndërsa në 15 precedentët e tjerë kishin arritur të ishin pjesë e turneut vetëm në dy raste.

* Portugalia do të provojë që të jetë e katërta kombëtare që arrin të fitojë radhazi Europian e Botëror. Këtë e kanë arritur vetëm Gjermania Perëndimore (Euro 1972, Kupë Bote 1974), Franca (Kupë Bote 1998, Euro 2000) dhe Spanja (Euro 2008, Kupë Bote 2010 dhe Euro 2012).

* Portugalia ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të një Botëror (0-4 kundër Gjermanisë në vitin 2014), ndërsa ka fituar pesë dhe barazuar tre.

* Vetëm një nga 43 golat që numëron Portugalia në një Botëror ka ardhur nga jashtë zone. Ai i përket Dekos kundër Iranit, në 2006-ën.

* Vetëm Anglia dhe Spanja (tre gola secila) kanë pësuar më pak se Portugalia (katër), në eliminatoret që e sollën në Botërorin 2018.

* Asnjë nga 14 takimet e fundit të Spanjës në një Botëror nuk ka përfunduar në barazim (10 fitore dhe 4 humbje).

* Spanja, së bashku me Belgjikën, Anglinë dhe Gjermaninë kanë qenë të vetmet kombëtare që kanë mbërritur në këtë Kupë Bote si të pamposhtura me 9 fitore dhe 1 barazim.

Related posts

Nis takimi në “Anfield Road”, Liverpool e Roma duan vetëm fitoren

Sadik.Autor

BOLOGNA-INTER/ Predhë nga jashtë zonës, Soriano shtang “Zikaltërit. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E kërkon Milani, mesfushori kroat ende nuk ka rinovuar me Fiorentinën

Sadik.Autor

Leave a Comment