Futboll Sport

SPECIALE/ XHAKA-SHAQIRI: Ja rastet e tjera ku futbollistët shqiptarë kanë patur të njëjtin fat 

Të jeshë shqiptarë dhe të festosh më shqiponjë është sa legjitime aq edhe e natyrshme. Natrisht futbollistët të cilët luajnë me ngjyrat kuqezi por edhe ato që për arsyet e tyre kanë zgjedhur një flamur tjetër për tu përfaqësuar nuk ngurojnë të kryqëzojnë duart. Festa e fundit e Granit Xhakës por edhe Xherdan Shaqirit nuk ishte as më pak e as më shumë se një mënyrë për të gëzuar një fitore të një ndeshje madhështore në kuadër të Kupës së Botës përballë një kundërshtari të urryer si Serbia.

Para pak minutash FIFA e cila pasi shqyrtoi kërkesën e palës Serbe për ti dënuar lojtarët shqiptarë i shpërfilli këta të fundit duke e arsyetur si të ligjshme gjithçka bën lojtarët tanë por me një tërheqje veshi, pasi Xhaka dhe Shaqiri u dënuan me 10 mijë franga Zviceriane. Një dënim që për lojtarët shqiptarë ka ndodhur edhe më parë jo nga FIFA por nga klubet ku janë aktivizuar.

Njëri prej tyre është Pajtim Kasami i cili u vendos në qendër të kritikave të mediave greke fill pas golit të shënuar në Ligën e Kampioneve përballë Juventusit në vitin 2014. Mediat greke e quajtën një provokim të rëndë festën e mesfushorit, dhe kanë arritur deri aty sa thanë se shqiponja është një shimbol i “Shqipërisë së Madhe”. Një prej gazetave kërkoi madje që Pajtim Kasami të shpallet person “non grata”. Ndërkohë klubi ku luante asokohe Kasami, Olimpiakos, përgatiti një gjobë kundrejt lojtarit, paswi sipas tyre festimi i tij kalon caqet e festimit sportiv.

Një tjetër futbollist i cili është dënuar për shkak të festët karakteristike shqiptare është edhe Andi Lila. Futbollisti kavajas i cili u aktivizonte në kampionatin grek me Pas Janinën festoi me shqiponjën dykrenare në humbjen 5-1 në Pire kundër Olimpiakosit. Ky xhest tërboi tifozët grekë në stadium, por edhe mediat greke.

Tifozët grekë nuk e durojnë dot shqiponjën, një fobi që nuk dihet nga e ka burimin, a thua se Andi Lila po pushtonte Greqinë dhe po rimerrte Çamërinë, me atë gjest. Klubi mori vendimi për ta dënuar me sanksion finaciar lojarin e përfaqësueses shqiptare.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

RRËFIMI I MBAPPE/ Rikujton përballjen me Belgjikën, ja kush është lojtari që e ka impresionuar…

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sfida ndaj Dinamos, Tirana me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Danimarkë-Belgjikë, rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment