Futboll Kategoria Superiore Sport

MBLEDHJE TEK EGNATIA/ Drejtuesit e klubit analizojnë situatën kritike pas humbjeve

Humbja me Kastriotin nuk ka shpëtuar pa analizë tek Egnatia. Kanë qenë vetë drejtuesit e klubit që kanë kërkuar një mbledhje me stafin dhe lojtarët.

Fillimisht trajneri Ramadani ka kërkuar që skuadra të motivohet për t’u kthyer te rezultatet pozitive. Më pas presidenti Demrozi ka kërkuar që lojtarët duhet të reflektojnë, pasi nuk u ka munguar asgjë deri tani dhe ka kërkuar që në dy ndeshjet e radhës, ndaj Laçit në shtëpi dhe Teutës në transfertë të sigurohen pikë dhe, pse jo, të plota, pasi Egnatia i ka mundësitë.

Ka pasur edhe një reagim nga ana e titullarëve që kanë premtuar se nuk do të zhgënjejnë në këto përballje të mbetura për këtë vit dhe se mobilizimi do të jetë maksimal.

Ndërsa sa i përket sulmuesit Pedro, nuk ka një njoftim se kur do të rikthehet në fushë. Ai ka munguar në ndeshjet e fundit, pasi ka pasur një shqetësim në njërin gju të këmbës. Ka qenë një vizitë e kryer në një klinikë të specializuar në kryeqytet që ka konfirmuar problemin që ka lënë jashtë fushës së blertë brazilianin që mban statusin e golashënuesit tek Egnatia.

Gjithashtu, mësohet se rrezikon edhe një operacion në menisk, që mund të kryhet së shpejti dhe më pas të nisë edhe rikuperimi për të kapur sërish gjendjen maksimale të tij. Nuk dihet se sa do të vonojë rikthimi i Pedros, kështu që veç ecurisë së pafat në këtë sezon, Egnatian po e ndjek edhe problemi i dëmtimeve.

Related posts

KATASTROFALE/ Low analizon Gjermaninë dhe shpjegon DËSHTIMIN në Amsterdam

Isa.Autor

HUMBI NDESHJET ME SHQIPËRINË PREJ COVID-19/ Portieri Strakosha merr përgjigjen e tamponit, rezulton…

Delo.autor

Vajza e Schumacherit flet për herë të parë për mediet

Sadik.Autor

Leave a Comment