Futboll Sport

SPECIALE/ Zbuloni portierin që ja merr “frymën” Messit dhe Cr7 dhe në fund i shpall kampion

Messi dhe Ronaldo çdo ditë dhurojnë spektakël, gola, fantazi duke e bërë futbollin një sport në dukje të thjeshtë. Si argjentinasi ashtu edhe portugezi kuotohen si futbollistët më të mirë në të gjithë historinë e futbollit botëror. Të pandalshëm për gjithçka bën në fushën e blertë duke “asgjesuar” edhe portierët më të mirë në botë. As Buffoni, Nouer por edhe Ceh, De Gea nuk janë kanë dalë ti ndalin këta “përbindësha” të golave.

E megjithatë për këto fakte nuk do t’ja dijë gardiani i portës së Islandës, Halldorson. 34 vjeçari pasi ndali Ronaldon 2 vite më parë me një barazim 1-1 ku luzitani nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë. E njëjta histori ndodhi edhe mbasditen e djeshme ky kësaj radshe pre është Lionel Messi. Argjentinasi nuk ia doli edhe pse iu krijua një mundësi e artë, por nga pika e bardhë “pleshti” i “albicelesteve” dështoi të mposhte gardianin Islandez.

Një precedent që gëzon pa masë kombëtaren e Argjentinës pasi që të fitosh një trofe duhet të mos shënosh kundër Islandës madje të mos marësh 3 pikët. Pastaj përfundimi dihet siç ndodhi 2 vite më parë ku Portugalia u shpall kampione e europës.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid-Liverpool, finalja e Kievit premton spektakël. Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

VIDEO/ Lyon kalon në avantazh kundër Lille

Q.Autor

Fabregas: Nuk kemi arsye të frikësohemi nga Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment