Futboll Sport

Legjenda Zanetti kritika Argjentinës: Ekip i lodhur dhe pa ide!

“Nuk e prisja këtë barazim. Nuk jam aspak i kënaqur, jo vetëm unë por të gjithë fansat nuk janë, pasi askush nuk e priste këtë rezultat ndaj Islandës. Nuk jam i zhgënjyer vetëm nga rezultati, por edhe nga loja e bërë”, ka qenë komenti i ish-kapitenit legjendar të Argjentinës, Javier Zanetti, që ashtu si gjithëe bashkëkombëasit e tij ka mbetur i habitur nga ndeshja e parë e ekipit amerikano-latin.

Ai ka mbetur i zhgënjyer nga debutimi i skuadrës amerikano-latine në botërorin “Rusi 2018”, që barazoi 1-1 ndaj Islandës në ndeshjen e parë, sfidë ku Messi humbi edhe një penallti. “Jam i shqetësuar, pasi nuk ka shumë kohë dhe pas 3 ditësh vjen ndeshja e radhës. Pashë një kombëtare të përgjumur, me pak ide në fushë dhe kjo është ajo që trajneri duhet të përmirësojë sa më shpejt”, deklaroi më tej Zanetti.

Related posts

INTERI KA PREKUR FUNDIN/ “Zikaltërit” mposhten nga Bologna, Spalleti rrezikon…

Delo.autor

I MJAFTUAN VETËM 13 MINUTA/ Pasim i çmendur i Lenglet, Griezmann nuk fal (VIDEO)

F.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Zviceranët të papërmbajtshëm, Kuintila mposht me kokë Partizanin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment