Futboll Sport

Spektakël në Sochi, Spanjë – Cristiano Ronaldo 3-3… (VIDEO)

Mbyllet në barazim 3-3 supersfida e Kupës së Botës mes Portugalisë dhe Spanjës, në një ndeshje ku të dyja skuadra kryesuan, por që pati si protagonist kryesor Cristiano Ronaldo, autor i tre golave. Sulmuesi i Real Madrid vazhdon të shkruajë historinë…

Fernando Hierro debutoi në stolin e spanjollëve, që konfirmohen si favoritë për suksesin përfundimtar në Rusi, pavarësisisht se 48 orë para kësaj sfide u largua trajneri Julien Lopetegui, sepse kishte firmosur paraprakisht me Real Madrid.

Pas vetëm katër minutash lojë, Cristiano Ronaldo fitoi dhe shndërroi në gol një penallti për kampionët e Europës. Përgjigja e Spanjës erdhi me golin e Diego Costa, në mesin e pjesës së parë, por në minutën e parafundit të këtij fraksioni, Ronaldo shënoi golin e dytë për portugezët, këtë herë duke përfituar nga një gabim foshnjarak i David de Gea.

Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, Busquets bëri spondin me kokë dhe Diego Costa realizoi golin e barazimit për Spanjën me portën e boshatisur.

Vetëm tre minuta më vonë, Nacho, realizoi golin e tretë për ekipin e Hierro. Mbrojtësi i Real Madrid tundi rrjetën me një goditje nga jashtë zone, e cila u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë. Ndoshta goli më i bukur deri në këtë pikë të Kupës së Botës. Ky ishte goli i parë që një futbollist i Spanjës shënon nga jashtë zone, që nga viti 1998.

Por kur mbeteshin edhe tre minuta lojë, Cristiano Ronaldo u konfirmua si një nga futbollistët më të mirë në qarkullim, duke realizuar me goditje dënimi golin e tretë për Portugalinë, të tretin personal, që vulosi barazimin 3-3.

Ronaldo bëhet futbollisti i katërt që shënon në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

 

Related posts

As Barça dhe as Real, ja skuadra modeste që nuk pësoi gol për 583 minuta në La Liga

Sadik.Autor

BAYERN MUNICH ËNDËRRON TIFOZËT/ Sergio Ramos ka 6 motive për të qëndruar tek Real Madrid

Delo.autor

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Higuain e pranon: E mbyll në Amerikë, River nuk më ofroi kushte të mira

Delo.autor

Leave a Comment