Futboll Sport

NDARJA NGA JETA E LEGJENDËS/ Skuadra e njohur i bën homazhe Maradonës në muralesin e tij në Napoli (VIDEO)

Vdekja e Diego Armando Maradonës i ka shokuar të gjithë personazhet e botës së sportit. Në Napoli ekziston një vend që ishte bërë destinacioni i preferuar i “El Pibe de Oro”-s.

Bëhet fjalë për “Lagjen spanjolle”, ku është prezent dhe muralesi i tij, ku javët e fundit ishte dhe si një altar për Maradonën. Çdo person i njohur nga futbolli jep nderimin e tij tek ai murales, si Bruno Konti që ishte dy javë më parë.

Duke parë angazhimin e nesërm të Sampdorias ndaj Napolit në kampionat, skuadra nga Xhenoa vizitoi muralesin e ish-kampionit të botës me Fabio Kualiarelën të parin pasi ai është një napoletan, më pas ishte trajneri i dorianëve Klaudio Ranieri dhe presidenti Masimo Ferrero për t’i dërguar një tufë me lule dhe fanellën e Sampdorias me numër 10, në shenjë respekti për figurën e Diego Armando Maradonës.

Related posts

VEDAT MURIQI NUK DI TË NDALET/ Shikoni çfarë predhe ka shënuar në Turqi (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Flet menaxheri i Hysajt: Me apo pa Sarrin, do të qëndrojë te Napoli

Sadik.Autor

Milani në “fije të perit”/ Klubi kuqezi rrezikon “eksodin” në rast dënimi nga UEFA

Sadik.Autor

Leave a Comment