Futboll Premier League Sport

Stones “KËRCËNON” Panamanë: Ndaj tyre do sigurojmë raundin tjetër

Mbrojtësi i Anglisë, John Stones ka thënë se “Tre Luanët” janë të vendosur të sigurojnë kalimin në fazën tjetër të Kupës së Botës që në përballjen me Panamanë.

“Do të ishte mirë të përfundonim kualifikimin këtë fundjavë, ky është qëllimi. Ne duam të kalojmë sa më shpejt në raundin tjetër. Është e qartë se kemi një rast mjaft të mirë për të kaluar më tutje, por nëse kemi mentalitetin e duhur dhe përqendrojmë të gjithë energjinë tonë kundër Panamasë. Duhet patjetër të jetë një motivim i madh për ne nëse Tunizia nuk ka fituar, kemi ardhur këtu për të kaluar në raundin e ardhshëm. Nëse do ta bëjmë atë në dy ndeshje do të ishte fantastike”- tha mbrojtësi për “Evening Standard”.

Ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate, i cili mundi Tunizinë 2-1 në ndeshjen e parë mund të avancojë në fazën e 1/16-ave me një fitore të mundshme kundër Panamasë. Takimi mes Panamasë dhe Anglisë do të zhvillohet ditën e dielë në orën 14:00.

Related posts

SHKËLQEN SËRISH/ Talenti i kombëtares i jep golin e fitores ekipit të tij

Isa.Autor

PRAPASKENAT PAS BRAZIL-ARGJENTINË/ Neymar ngushëlloi “Pleshtin”, ja për çfarë i shërbeu takimi

Delo.autor

E BUJSHME/ “Tërbohet” presidenti i Juventusit, Alegri mund të shkarkohet përpara…

Delo.autor

Leave a Comment