Futboll La Liga Sport

Sulmuesi i Atletico-s Diego Costa mërzit Barcelonën me këtë deklaratë…

Sulmuesi Diego Costa deklaroi se shoku i tij i skuadrës Antoine Griezmann nuk do të largohet nga Atletico Madrid. Barcelona po bën gjithçka që ta bindë francezin të transferohet në “Camp Nou”, por për spanjollo-brazilianin, katalanasit nuk do të kenë sukses. Griezmann tha se ai do ta bënte të qartë skuadrën ku do të luante në sezonin ardhshëm, përpara se Kupa e Botës të niste.

Mënyra agresive se si Barça është përpjekur të bindte sulmuesin, ka acaruar bardhekuqtë që e kanë kritikuar publikisht klubin rival. E tani Diego Costa bën një deklaratë që sigurisht ka mërzitur popullin blaugrana.

“Griezmann po harxhon jo pak kohë që të marrë vendimin, por ajo që ka më shumë rëndësi është që ai ndihet i lumtur. Nëse është i lumtur e dëshiron të ikë, atëherë le të ikë. Nëse lumturohet tek Atletico, atëherë më mirë të rrijë këtu. Unë them se ai do të rrijë këtu.”, tha Diego Costa.

Sipas gazetës madrilene “AS”, Griezmann do të tregojë të ardhmen në muajin korrik. Yjet e Barçës, Lionel Messi dhe Luis Suarez i kanë dërguar vazhdimisht mesazhe francezit, ku e ftojnë atë të bëhet pjesë e ekipit, pasi aty ai do të ndihet më i vlerësuar e do të ketë mundësinë që të fitojë më shumë trofe. Por klubi bardhekuq ndërkohë i ka bërë një ofertë mjaft të mirë ekonomike Griezmann-it, me qëllim që t’ia fshijë njëherë përgjithmonë sulmuesit dëshirën për t’u larguar.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Real Madrid ka kryer një tjetër transfertë të bujshme. Ja emri dhe rroga

Delo.autor

“DEMAT” DREJT TITULLIT KAMPION/ Rama: Gjici të mos viktimizohet, tifozëria e Partizanit është më…

Delo.autor

MBËSHTETJE E ÇMENDUR/ Tifozët e Laçit me makina drejt “Elbasan Arenës” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment