Futboll Sport

Zyrtare, miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Evian, më 3 qershor, ora 16:00

Nuk ka ma asnjë dyshim, miqësorja me Ukrainën do të zhvillohet në stadiumin e Evianit në Francë, më datë 3 qershor, ora 16:00. Pas reagimit të trajnerit ukrainas Andriy Shevchenko, për kushtet e papërshtatshme të stadiumit, veçanërisht për kapacitetin shumë të vogël për të pritur një ndeshje të këtij niveli, ishin hedhur hipoteza të ndryshme, nga zhvillimi i ndeshjes në Zvicër, deri në anulimin e miqësores, por FIFA ka qenë e rreptë në qëndrimin e saj. Ndeshja përfundimisht do të luhet në Evian, sipas programit fillestar.

Keidi Tomorri, menaxheri i ekipit kombëtar, sqaroi në një lidhje me problematikën e lindur ditët e fundit. “FSHF kërkonte të respektonte kontratën me të njëjtën kompani që lidhi marrëveshje edhe Ukraina, sa i përket kësaj miqësore. Kemi mësuar se Shevchenko nuk donte të luante në atë stadium për arsyet dhe pakënaqësitë e tij. Megjithatë përpara gjysmë ore na erdhi lajmërimi që gjithçka është në rregull dhe ndeshja do të luhet. Gjithsesi, ne ishim të detyruar të vazhdonim përgatitjet edhe nëse takimi do të anulohej”.

Related posts

Vinicius: Do të luaj me ekipin më të mirë në botë

Sadik.Autor

Kthehet blerja rekord e Barcelonës, Dembele gati për të luajtur

Q.Autor

PËSON GOLA AMTORESK/ Barcelona interesohet për mbrojtësin e Man City

Isa.Autor

Leave a Comment