Futboll Premier League Sport

Sulmuesin e Serbisë e shpëtoi futbolli, ndryshe do të ishte bërë kriminel

Aleksandar Mitrovic (lindur në Smederevo, më 1994) bëri emër para se të ishte një njeri. Në vitin e tij të parë te Partizani, kur ishte 18 vjeç, ai shënoi 10 gola, fitoi “MVP League”, “Euro 2013” për U19 me Serbinë dhe u bë nënshkrimi më i shtrenjtë (5 milionë euro) në historinë e Anderlecht.

Në Belgjikë, ai fitoi Ligën (2013-2014) dhe u kurorëzua “Këpuca e Artë”, në sezonin 2014-2015, para se të nënshkruante për Newcastle në këmbim të 15 milionë eurove. Numri “9”, gjithashtu, filloi të mbledhë reputacionin e djalit të keq, që ushqehet Angli. Mbas 16 sekondave lojë, serbi mori kartonin e parë të verdhë në Premiership, ndërkohë që u dërgua jashtë, me karton të kuq, në debutimin e tij në “St James ‘Park”.

“Babai im më ka thënë se po të mos isha bërë futbollist, do të përfundova si boksier, ose kriminel”, – thotë autori i 72 ndeshjeve me Newcastle, i cili ka parë shumë kartonë para syve të tij nga gjyqtarët (tetë të verdhë dhe dy të kuq). Gjatë eksperiencës në Angli, Mitrovic ka shënuar 17 gola.

Pa minuta në këmbë me trajnerin Benitez, Mitrovic filloi të frikësohej për pjesëmarrje në Kupën e Botës, edhe pse ishte golashënuesi më i mirë i serbisë në fazën eliminatore, me gjashtë gola. Ai u lidh përsëri me Anderlecht, por nënshkrimi i tij ishte i frustruar, pasi kishte udhëtuar për në Bruksel ditën e fundit të merkatos së dimrit.

Fulhami i Jokanovic, të cilin Mitrovic e admironte kur ishte një “ballboy” te Partizani i Beogradit, e shpëtoi atë me huazim. “Unë kam kërkuar për t’u përgatitur për Kupën e Botës dhe ne kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Ai ka pasur një performancë të shkëlqyer (12 gola në 20 ndeshje) dhe ka qenë i rëndësishëm në promovimin për në Premier”, – ka thënë Joka për “Marca”.

Rrugëtimi drejt Rusisë kishte nisur i sigurtë për të. Në miqësoren ndaj Bolivisë (5-1) u bë serbi i parë, që shënonte një “hat-trick”, që nga Kezman, në vitin 2001. Tashmë, në Kupën e Botës, ai shënoi në humbjen 2-1 ndaj Zvicrës. Mitrovic premton të jetë një dhimbje koke për Brazilin. “Me lot dhe ndihmën e Perëndisë, ne mund të fitojmë. Ne jemi serbë, asgjë nuk është e pamundur”, – thotë ky djalë i mirë dhe i keq.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Granada në “Camp Nou”. Rezultati 1-1

Delo.autor

REAL MADRID-VALENCIA/ Mendy realizon për “Los Blancos”, por ndërhyn dhe VAR i fshin festimin (VIDEO)

Delo.autor

Rivaldo vë në lojë Gjermaninë pas eliminimit: Respektoni Brazilin, të vetmit me 5 yje

Sadik.Autor

Leave a Comment